Qershia e artë është një frut i vogël me kokërr portokalli, që rritet zakonisht në rajone me klimë të ngrohtë si Afrika e Jugut, Amerika e Jugut, Amerika Qendrore, India dhe Kina. Ju mund t’i konsumoni këto qershi të freskëta si një meze e lehtë edhe e shëndetshme ose t’i përdorni si mbushje në ëmbëlsira të ndryshme.
Të pasura me vitaminë C
Ky frut ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila jo vetëm që është e mirë për lëkurën, por gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e imunitetit tuaj duke parandaluar kështu një sërë sëmundjesh të ndryshme.
Të mira për sytë
Përveç vitaminës C, qershitë e arta janë të pasura edhe me vitaminë A e cila përmirëson shikimin dhe imunitetin. Gjithashtu sasitë e hekurit në të përmirësojnë më tej shikimin tuaj.
Kontrollojnë presionin e lartë të gjakut
Për shkak të pranisë së fito-kimikateve të tilla si polifenolet dhe karotenoidet, ato mund të rregullojnë nivelet e presionit të lartë të gjakut. Këto kimikate së bashku me fibrat e tretshme të pektinës mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Forcojnë kockat
Duke qenë të pasura me kalcium dhe fosfor, këto qershi ndihmojnë në forcimin e kockave tuaja. Pektina në to ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, duke i bërë kockat më të forta.
Ndihmojnë në humbjen e peshës
Me pak yndyrë dhe kalori, një grusht nga këto fruta, janë një vakt i mirë për të humbur peshë. Shtojini ato në një tas me sallatë frutash ose perimesh për të përfituar sa më shumë.
Lehtësojnë tretjen
Të pasura me fibra, ato janë të shkëlqyera për t’u shtuar në regjimin tuaj ushqimor. Për më tepër, pektina që ato përmbajnë, ndihmon në qetësimin e traktit gastro-intestinal, parandalon kapsllëkun dhe gjithashtu shërben edhe si një laksativ.
Kanë veti anti-inflamatore
Qershitë e arta janë të pasura me antocianinë, që parandalon inflamacionin e shkaktuar nga dhimbja, ënjtja dhe skuqja. Gjithashtu, për shkak të pranisë së polifenoleve dhe antioksidantëve të tjerë, këto fruta mund të ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve si astma, e cila në thelb është inflamacioni i trakesë. Ky frut mund të mburret me një sërë përfitimesh shëndetësore, megjithatë, duhet të keni kujdes kur konsumoni këto qershi të shijshme. Ato mund të përmbajë alkaloide të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
/Burimi: AgroWeb/