“Times of Israel” thotë se studimi fillimisht është kryer mbi një numër të vogël njerëzish disa prej të cilëve ishin të vaksinuar, e të tjerët jo por ndërkohë të gjithë kanë qenë prekur nga Omicron.
Shkencëtarët morën kampione gjaku 14 ditë më vonë nga këta përsona për të parë sesi kishte reaguar trupi dhe a mund ta neutralizonte Omicronin dhe Deltën. Nga 15 vetë që u testuan, dy prej tyre nuk e shfaqën këtë aftësi. Por të tjerët rezultuan me 14 herë më shumë antitrupa ndaj llojit të ri, siç është logjike pas shërimit, ndërsa regjistruan gjithashtu edhe një katërfishim të antitrupave kundër Deltës.
Studimi u drejtua nga Alex Sigal, kërkues në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës, i cili studimet i ka kryer në Izrael.
“E prisnim një shtim të reagimit imunitar ndaj Omicronit, por ndërkohë pamë që të tjerët njerëz patën shtim të reagimit imunitar edhe ndaj Deltës”, u shpreh ai.
Ekspertët afrikano-jugorë sakaq vazhdojnë të këmbëngulin se të prekurit nga Omicron kanë një rrezik më të ulët të shtrimit në spital dhe të sëmurit rëndë, krahasuar me Deltën.
/Priza.al/