Të vendosësh për të kryer marrëdhënie seksuale pa prezervativ është një vendim i madh, kështu që sigurohuni mirë për rrethanat që keni. Kur jeni vërtet të dashuruar me dikë, mund të jetë joshëse të bëni gjithçka që duhet për ta bërë atë person të lumtur.
Por nëse nuk kujdeseni për nevojat dhe shëndetin tuaj, thjesht përpjekja për ta bërë të lumtur partnerin mund të rezultojë kundër jush, duke ju bërë të ndiheni të pakënaqura dhe të pafuqishme.
Mbani mend, dikush që ka kujdes për ju nuk do t’ju bëjë presion për të bërë diçka me të cilën nuk jeni të kënaqura. Të bësh seks pa prezervativ është një rrezik. Dhe sigurisht që e gjithë jeta përfshin marrjen e rreziqeve, por në fund të fundit, rreziqet për të cilat mund të ndiheni mirë janë ato që keni zgjedhur sepse keni dashur!
Nëse jeni duke përdorur një metodë alternative mbrojtjeje, si një pilulë ose IUD, atëherë prezervativi mund të duket i panevojshëm për parandalimin e shtatzënisë.
Sidoqoftë, prezervativët janë mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST). Edhe nëse jeni në një marrëdhënie seksuale monogame ku të dy jeni testuar kohët e fundit, ekziston ende një rrezik më i madh kur vendosni të hiqni dorë nga barriera mbrojtëse.
Dhe ndërsa zakonisht besohet se seksi pa prezervativ është “më intim”, pasi nuk ka asnjë pengesë fizike midis jush dhe partnerit tuaj, themeluesja e Good Clean Love dhe terapistja psikoseksuale, Wendy Strgar, thotë për Elite Daily se intimiteti shpesh ka të bëjë edhe me të ndjerit i mbrojtur.
“Të ndihemi të sigurt gjatë një marrëdhënieje seksuale është një element i rëndësishëm për ta bërë përvojën të kënaqshme”.
Nëse ju dhe partneri juaj merrni një vendim të ndërsjellë për t’i thënë lamtumirë prezervativëve, atëherë ja se si seksi mund të ndryshojë për ju të dy:
1.Seksi do të vijë me rrezik në rritje të IST-ve.
2.Do të ketë një rrezik në rritje për shtatzëni.
3.Seksi mund të mos zgjasë aq gjatë.
4.Seksi mund të jetë më i “çrregullt”, i rrëmujshëm.
5.Mund t’ju bëjë të ndiheni emocionalisht më afër partnerit tuaj.
6.Mund të mos ndiheni tërësisht të relaksuar gjatë seksit.