Një përplasje e fortë me armë ka ndodhur në rrugët e Bronx. Videoja e publikuar nga policia e Neë York-ut tregon shtatë anëtarët e një bande që qëllojnë drejt një objektivi të paidentifikuar. Ky është incidenti më i dhunshëm që ka ndodhur në këtë qytet gjatë 18 muajve të fundit.
Disa prej personave qëlluan para se të largoheshin me shpejtësi nëpër rrugica, teksa dy të tjerë u zvarritën për t’u fshehur pas një makine të parkuar. Në një kënd tjetër nga ku ishte regjistruar videoja, shihen dy burra të cilët hapin zjarr kundrejt anëtarëve të bandës. Policia është në kërkim të personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Të hënën e kaluar, FBI publikoi shifrat e krimit të vitit 2020, të cilat treguan se SHBA përjetoi rritjen më të madhe të vrasjeve nga viti në vit që kur filluan regjistrimet në vitin 1960, me 4,901 vrasje shtesë në vitin 2020 në krahasim me një vit më parë. Vrasjet në qytetin e Nju Jorkut u rritën në mënyrë specifike me 47 përqind nga viti 2019 në 2020, me 70 përqind të ngjarjeve ende të pazgjidhura.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/