Një histori dhe një letër e shkruar nga vetë babi besoj se do t’ju lumturojë të gjithëve, kur të përjetoni dhe ju moment të tillë kaq unik, ardhjen në jetë e fëmijës suaj.
Dje mirëpritëm djalin tonë Skye Hendrix në botë.
Dhe çfarë ardhje zgjodhi ai në jetën tonë!
Le të themi vetëm se mamaja nuk doli nga makina dhe babi përfundoi duke pritur fëmijën.
Historia e plotë e lindjes rrëfyer nga babai:
Rreth orës 23:30 gruas sime i plasën ujërat dhe filloi të kishte kontraktime. Mblodhëm gjithçka që na duhej dhe hipëm në makinë për të shkuar në spital. Pasi mbërritëm në spital, ora shënonte pak para mesnatës.
Parkuam dhe ime shoqe Ashley më tha se nuk mund të ecte dhe i duhej një karrige me rrota.
Kështu që vrapova te roja i sigurisë dhe i thashë se më duhet një karrige me rrota deri tek makina, ku gruaja ime ishte gati për të lindur.
Në atë moment, gruaja më tha se nuk mundej dot më dhe se fëmija po vinte. M’u duk e pamundur në fillim, por ajo vijoi më tej duke thënë se e ndjente fëmijën të dilte, ndjeu kokën e duart e tij. Roja erdhi me karrocën, por unë i tensionuar i kërkova të sillte dikë që të na ndihmonte.
Gruaja më tha se nuk kishim kohë dhe unë duhej të asistoja në lindje. Sa e pabesueshme. Hoqa bluzën për ta përdorur si peshqir për të nxjerrë djalin tim të vogël. Dhe në pak sekonda ai rrëshqiti në duart e mia dhe ishte kaq i bukur!
Menjëherë erdhën mamitë e stafi mjekësor që si fillim më ndihmuan ta pozicionoja siç duhej e më pas të siguroheshin se gjithçka kishte shkuar siç duhej.
E gjitha ishte një përvojë joreale, por unë s’mund të isha më i lumtur se kaq.