Si nëpër filma/ Nuk ju bind urdhërit për ndalim, shoferi merr para efektivët e policisë, ka të plagosur (Video)

Një ndjekje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku drejtuesi i një mjeti i cili lëvizte në sens të kundërt, nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, dhe ka marrë para dy efektivë.

Mësohet se si pasojë e kësaj “aventure” njëri prej efektivëve të policisë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Burime për median bëjnë me dije se drejtues i mjetit Hysen Pici është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.

Picit i është gjetur në makinë një armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt. Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *