Si përfundojnë paratë e BE-së në xhepat e Elvi Fundos, ‘këmbora’ e Ridvan Bodes i shfaqur si gazetar, bëmat e ish zyrtarit të PD, akuzat për gobëvënie dhe dyshimet për pastrim parash!

Forumi i Mendimit të Lirë është një organizatë, e cila ka si qëllim të rrisë rolin e qytetarëve dhe vullnetarizmin në mbrojtje të mjedisit, të rrisë cilësinë dhe profesionalizmin e gazetarëve, të nxisë aktivizmin qytetar në shërbim të monitorimit, llogaridhënies dhe transparencës së qeverisjes qëndrore dhe vendore etj.

Në funksion të këtyre qëllimeve, Forumi i Mendimit të Lirë zbaton projekte që financohen nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Ambasada Amerikane.

Drejtori i Forumit të Mendimit të Lirë është gazetari Mentor Kikia, ndërsa anëtarë të bordit ekzekutiv janë gazetarët Bardhyl Sejdarasi dhe ekonomisti Artur Papajani. Bordi këshillimor përbëhet nga
Vasilika Hysi, Aurela Anastasi, Ornela Çuçi, Vullnet Haka dhe Persida Asllani.

Një pjesë të parave që thith kjo organizatë nga paratë e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë përfundojnë në xhepat e ish zyrtarit të Partisë Demokratike, Elvi Fundo, i njohur si ‘këmbora’ i Ridvan Bodes, i shfaqur si gazetar, i dyshuar se paguhet nga oligarkë dhe biznesmenë të korruptuar për shantazhe, zhvatje, baltosje, përndjekje dhe interesa kriminale.

Nga këqyrja e transaksioneve bankare rezulton se nga llogaria e Forumit të Mendimit të Lirë kalojnë shuma parash drejt llogarisë së kompanisë CNA Media, me nipt L72011012I.

Pronari i CNA Media rezulton pikërisht Elvi Fundo, edhe pse ky i fundit, pafytyrësisht, në gjykata nga Tirana në Gjermani, pretendon duke mashtruar se nuk ka lidhje me CNA.

Administrator i kompanisë përfituese është njëfarë Xhovani Shyti, i filmuar duke shqyer zarfe me para në zyrat e kompanive të Elvi Fundos.

Nuk dihet me saktësi se në këmbim të cilit shërbim Forumi i Mendimit të Lirë i jep një pjesë të parave kompanisë së Elvi Fundos, i denoncuar për gjobëvënie si dhe i dyshuar për pastrim parash me ngritjen e një televizioni. (Ka dyshime që Fundo ka mashtruar edhe me dosjen që ka paraqitur tek AMA për të marrë licencen).

Meqenëse organizata ka si qëllim nxitjen e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisjes qëndrore dhe vendore, presim që Forumi i Mendimit të Lirë të bëjë tranparente veprimtarinë financiare, duke sqaruar se pse i ndan fondet me Elvi Fundon, nëse këto pagesa janë një formë gjobe, nëse kemi të bëjmë me histori shantazhi, ndonjë pazar, skemë zhvatje dhe mashtrimi apo për ndonjë shërbim të caktuar.

Një dosje për Elvi Fundon

Prapaskena mëson se një dosje voluminoze penale po përgatitet për ish zyrtarin e Partisë Demokratike, Elvi Fundo, i cili dyshohet se pastron para me një portal mediokër CNA, një televizion dhomë e kuzhinë para derës së Kopshtit Botanik dhe disa kompani, tenton të shantazhojë, është denoncuar se vendos gjoba ku të mundet, dyshohet se mashtron me taksat dhe bën evazion fiskal, fut kokën në zyrat e shtetit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme tek zyrtarë publikë si dhe bën pazare si në kohën kur ishte ‘lavjerrës’ i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave.

Në skenë edhe Brikena Kasmi

Pjesë e dosjes që po përgatitet është edhe Brikena Kasmi, ish zëvëndësministre e Drejtësisë në qeverinë Berisha, e cila shfaqet në aktivitetin e dyshimtë financiar të Elvi Fundos.

Në 30 gusht 2017, Brikena Kasmi, ish zëvëndësministre e Drejtësisë në qeverinë Berisha, themelon kompaninë AFortiori-legal-counsels, me objekt veprimtarie në fushën e avokatisë, me nipt L72120012K.

Po në gusht 2017, ish këshilltari i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, themelon kompaninë CNA Media me nipt L72011012I.

Administratorë të kësaj shoqërie kanë qenë herë vetë Elvi Fundo, më pas Xhovani Shyti, Gentjana Tahiri, Damiano Cangonji, Etleva Skonja dhe sërish Xhovani Shyti.

Për këtë të fundit ka një video duke shqyer zarfe me para cash në zyrë, ku thotë se çdo veprim e bën me porosi të pronarit Elvi Fundo. (Videoja do t’i dorëzohet prokurorisë bashkë me shumë prova të tjera).

Referuar disa transaksioneve bankare,
Kompania me pronar Elvi Fundon i kalon mijëra euro kompanisë së Brikena Kasmit.

Vlera e shumave të parave është e dyshimtë në raport me aktivitetin e brishtë fianciar të kompanisë me pronar Elvi Fundo, për të cilin ka edhe indicie të tjera për pastrim parash në deklaratat e pasurisë.

Lidhje të tjera

Pjesë e dosjes që po përgatitet është edhe Myrvete Pazaj, e cila del në pah gjatë aktivitetit të errët financiar të Elvi Fundos, i biri i Emil Fundos, spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’. (Që kur është publikuar kartela nuk shkruan më për spiunët).

 

E njohur si ‘kuçedra e mjedisit’ dhe me dosje penale për fshehje pasurie, Myrvete Pazaj, është motra e Adine Petritit, vjehrrës së Elvi Fundos, i cili ka 20 vite që përndjek dhe shantazhon njerëz, merret me familjarë, gra, të moshuar dhe nuk lë vend pa futur hundën e tij të mallosur. 

Dy motrat Adine dhe Myrvete janë bashkëpronare të disa kompanive me aktivitet të dyshimtë dhe që lidhen me veprimtarinë dhe ndikimin e dhëndrit të tyre Elvi Fundo, ish zyrtar në Ministrinë e Financave, histori për të cilën do flasim më në detaje në vijim.

Nereida Fundo (bashkëshortja e Elvi Fundos) dhe Ermir Petriti, vëlla e motër, janë bijtë e Adine Petritit, pjesë e një karteli kompanish me transaksione të dyshimta. 

Kunati i Elvi Fundos, Ermir Petriti është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, i dënuar për fshehje pasurie dhe i proceduar për afera me legalizimet në Korçë.

Kur PD-ja ishte në pushtet, Ermir Petriti ishte drejtor i ALUIZNI-t në Korçë, funksion të cilin dyshohet se ka përdorur dhe shfrytëzuar për legalizime korruptive dhe me letra false, por gjithnjë duke i shpëtuar ndëshkimit ligjor.

Në nëntor të vitit 2013, Ermir Petriti është proceduar penalisht, pasi ka shkelur detyrën duke legalizuar ndërtime pa leje nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara

Dosja është referuar në Prokurorinë e Korçës dhe nuk dihet fati i saj.

Theksojmë se Ermir Petriti ka qenë kancelar në Gjykatën e Korçës nga viti 2007 deri në vitin 2011, fakt ky që krijon dyshime për mundësi ndikimi për t’i shpëtuar veprimit të ligjit.

Nga ana tjetër, ILDKPKI-ja kopsiti një dosje tjetër për Ermir Petritin, për fshehje pasurie.

Këtë herë prokuroria e mori të pandehur, referoi dosjen në gjykatë dhe kunati i Elvi Fundos u dënua në vitin 2014, por ia hodhi me një gjobë, të cilën arriti ta heqë në Apelin e Korçës.

Në vitin 2017, Ermir Petriti ishte në një grup me Ridvan Boden, të cilët dolën me një deklaratë, duke kërkuar dorëheqjen e Luzim Bashës si kryetar i PD-së.

‘Kuçedra’ e Mjedisit dhe bëmat e saj

Nga vitit 1995 deri në vitin 2001, Myrvete Pazaj ka qenë anëtare e PD-së, ndërsa më pas kaloi me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, i pandehur për Gërdecin.

Pas shpërthimit të Gërdecit, Sali Berisha e emëroi Fatmir Mediun Ministër të Mjedisit, ku nisi një fushatë nëpër botë me Eli Farën për të ndaluar shkrirjen e akullnajave. 

Mediu i besoi Myrvete Pazajt postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mjedisit, post të cilin e shfrytëzoi për të shtuar dhe fshehur pasurinë. 

Në mars të vitit 2011, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi Myrvete Pazajn në Prokurorinë e Tiranës për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Prokuroria, pas 1 viti hetime mori të pandehur zonjën Myrvete dhe referoi dosjen në gjykatë.

Dosja në ngarkim të saj u regjistrua më 7 mars 2012 në Gjykatën e Tiranës dhe mban numrin 1035.

Sipas dosjes penale, Myrvete Pazaj akuzohej për:
-Mosdeklarim të ardhurash të kredituar për vlerësimet e pronave të bëra nga subjekti deri më datë 31.12.2009, në kushtet e konfliktit të interesave.

-Deklarim i rremë i shumës prej 64 000 eurosh si të ardhura të përfituara nga puna e djalit në Itali.

-Mosdeklarim i krijimit të 33% të aksioneve në shoqërinë “E.T.M” sh.a., në emër të bashkëshortit.

-Mospërputhje mes vlerës së deklaruar të apartamentit në rr. “R. Petrela” Tiranë, krahasuar me vlerën e konfirmuar nga ZRPP.

-Deklarim i rremë dhe mosmbulim me të ardhura dhe burime të ligjshme për blerjen e dyqanit me sip. 83.55 m2 në rr. “R. Petrela”, Tiranë.

Vjehrra e Elvi Fundos biznes kasash fiskale që në kohën e Bodes. Kë mbulon?

Kompania DAISY & ETM (L04820001N), me objekt veprimtarie tregtimin e pajisjeve fiskale tek tatimpaguesit, programimin, instalimin e fiskalizimin e pajisjeve fiskale te tregtuara dhe mirembajtjen e tyre, u themelua në nëntor të vitit 2010, kohë gjatë të cilës Elvi Fundo ishte i besuar i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave.

Vjehrra e Elvi Fundos, Adine Petriti është aktualisht aksionere me 30 % në kompaninë e kasave fiskale, ndërsa motra e saj, ‘kuçedra e Mjedisit’, Myrvete Pazaj, posedon 30 % të aksioneve, pra dy motrat  kanë shumicën e aksioneve dhe kontrollin e kompanisë.

Kjo kompani ka qarkulluar qindra miliona lekë. Ka dyshime të forta se kompania është një maskë e dhëndrit të tyre, Elvi Fundo, i cili mund të ketë përdorur funksionin zyrtar në Ministrinë e Financave si mëkëmbës i Ridvan Bodes, duke detyruar bizneset të marrin kasat tek kompania e vjehrrës.

Pas vitit 2015 xhiroja vjetore dhe fitimet e kompanisë kanë ardhur duke rënë, që përkon me largimin e Bodes dhe të lavjerrësit të tij Elvi Fundo nga Ministria e Financave. 

Kompania ishte fillimisht në emrin e Engjëllushe Frashërit, e cila më vonë çuditërisht u dhuron aksionet motrave Adine Petriti dhe Myrvete Pazaj me vlerë mbi 400 milionë lekë

‘Kuçedra e Mjedisit’ kartel kompanish, lidhjet me Fundon

Pas dosjes për fshehje pasurie në vitin 2012, ‘Kuçedra e Mjedisit’, Myrvete Pazaj hapi një kartel kompanish, me të cilat dyshohet se ka pastruar dhe pastron paratë e korrupsionit që bëri si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mjedisit.

Kompani METRO MAD (nipt L51808031T), me objekt kryerjen e verifikimit të instrumenteve matës, është themeluar në maj të vitit 2015 nga Myrvete Lazaj. Kompania e transaksioneve të dyshimta herë rezulton e pezulluar dhe herë aktive.

Myrvete Pazaj qëndron edhe pas biznesit të shitjes së qofteve, me nipt L32424005G, binesit të ndërtimit me nipt
K74707004V si dhe pas kompanisë mediatike ASAP PRESS, themeluar në vitin 2017.

Kompania ASAP PRESS me pronare Myrvete Lazaj, që është tezja e gruas së Elvi Fundos, rezulton me adresë pikërisht para SPAK-ut, te pallati i Sadri Abazit (Rruga Asim Vokshi, pallati i ri tek Arkivi i Shtetit, Sek 1, H4). 

Pikërisht në këtë adresë rezulton deri në 30 dhjetor 2021 edhe kompania CNA media, me nipt L72011012I. Nga janari 2022, rezulton me adresë Tiranë, Rruga Selita e Vjetër, përballë derës së Kopshtit Botanik. 

Në adresën e fundit Vesho ka hapur edhe një televizion dhomë e kuzhinë, me para të dyshimta.

Përballë derës së Kopshtit Botanik rezulton edhe kompania tjetër e Elvi Fundos, ajo e televizionit, City News Albania, me nipt M22113005L. 

Në këto zyra konsumohet çdo muaj një krim masiv ekonomik, shqyhen dhe ndahen zarfe, ndahet një pjesë e rrogave cash dhe aktivitete të tjera, siç e konfirmojnë disa video pjesë e dosjes. 

Krahas të njëjtës zyrë, Elvi Fundo dhe Myrvete Pazaj, në vitin 2020, kanë caktuar të njëjtën administratore në kompanitë e tyre, znj. Gentjana Tahirin.

Krahas portalit, Elvi Fundo ka pasur edhe dy radio, njëra sot kontrollohet nga Syri Tv i Familjes Berisha, ndërsa tjetrën ua shiti disa personave të inkriminuar, pasi arriti t’u merrte dëshmi penaliteti false.

Ndërkaq, krahas postit si këshilltar i ish ministrit të Financave të Ridvan Bodes deri në 2013, Fundo ishte anëtar bordi në Albpetrol, anëtar në borde të tjera si dora e Bodes, zv president i klubit të futbollit “Skënderbeut” si dhe dyshohet se ishte sekser i Bodes për rimbursimin e TVSH-së për bizneset, leje dhe licenca, taksidar për bixhozin etj.

Bashkëshortja e Veshos kompani të dyshimtë

Historia mbase nuk do të kishte kuptim nëse bashkëshortja e Elvi Fundos, Ereida Fundo Petriti, nuk do të qëndronte pas një kompanie të dyshimtë.

Bëhet fjalë për firmën KPK 2, me emër të ndryshuar në eTech, me nipt L01926024J, themeluar në korrik të vitit 2020, me objekt tregtim të mallrave industriale dhe pajisjeve mjekësore. 

Kompani u mbyll në qershor të vitit 2013, pikërisht kur PD-ja humbi zgjedhjet dhe Elvi Fundo u largua më pas nga Ministria e Financave, si mënga e zezë e Ridvan Bodes.

Ka dyshime të forta se kompania është përdorur nga Elvi Fundo për të pastruar paratë e gjobave dhe të korrupsionit në Ministrinë e Financës.

Gjithsesi, për burimin e qarkullimit të parave, transaksionet, librat e shitjes dhe të blerjes së kartelit të kompanive do të flasim në vijim.

Kush e paguan Elvi Fundon

Elvi Fundo, përmes portalit të tij, paguhet nga të ashtuquajturit oligarkë kryesor në Shqipëri, por edhe biznesmenë që mund të kenë përfituar favore nga Ministria e Financave, kur Elvi Fundo ishte çirak i Ridvan Bodes në këtë ministri.

Publiku dhe ata që sulmohen dhe përndiqen prej vitesh nga Elvi Fundo (i dyshuar si paranojak, me fiksime dhe psikozë), duhet ta dinë se Elvi Fundo paguhet dhe financohet nga Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Sokol Meqemeja etj.

Prapaskena po bën një përditësim të plotë të të gjithë financuesve të Elvi Fundos në të dyja kompanitë nga themelimi deri më sot, si të kompanive të lidhura me të.

Si erdhi Vesho në Tiranë, rrëfimi i Nebil Çikës

Një “fundërrinë” e mercenar i njohur i medias shqiptare, Elvi Fundo, paska botuar një shkrim tek “kallashnikovi” i tij CNA, ku përmend edhe Minerva.al. gazetën që un botoj dhe na akuzon ne si të “blerë nga Basha dhe kunati i tij” dhe trapllëqe të tjera si këto.

Së pari dua të sqaroj se shkrimi të cilit ai i referohet tek “Minerva” nuk ka fare lidhje me Bashën por me një deklarim të kryeministrit italian Mario Dragi, për lajmet e rremë për financimin rus të partive të djathta në Itali.
Për saktësi nuk keni asnjë kontakt me Bashën e as me kunatin e tij që nuk e njohim as për fytyrë. Qëndrimi dhe politika jonë editoriale është e qartë me Bashën dhe këdo tjetër gjithashtu edhe qëndrimi im personal. “Minerva” nuk ka asnjë financim apo reklamë nga askush dhe mbahet me punë vullnetare të një grupi miqsh gazetarë e analistë.
Por sqarimi im nuk ka lidhje me shkrimin por me autorin dhe botuesin e tij.

Elvi Fundon e kam sjellë unë në Tiranë si gazetar të RD kur isha zv. kryeredaktor i saj, në vitin 2000.
Ma kërkoi, miku im, ish kryetari i PD Korçë Fredi Olli.
“Ma hiq këtej se më mori fytyrën” – më tha.
Zihej me njerëz kot së koti dhe hante dru vazhdimisht e detyroheshim ne nga Tirana e Olli në Korçë të bënim deklarat e të akuzonin policinë e SHIK- se kishte rrahur Elvin.
U bë bozë ajo punë !
I kërkova kryeredaktorit, Astrit Patozi që ta sistemim diku në gazetë dhe mu përgjigj:
“Po ne e kemi rojën e gazetës, Pirron, ndjesë pastë, nuk e heqim dot se ai punë tjetër, në gazetë përveç rojës, nuk bën dot”.
I shpjegova situatën dhe i kujtova që i kishim dhënë fjalën Fredi Ollit dhe Astriti u bind.

Fol me Bledi Kasmin, atëherë shefi i politikës në RD, ta aktivizojë diku po ta mbajë në kontroll se është i papërgjegjshëm – tha Astriti.

Disa ditë më vonë ky Fundo më kërkoi ti ndërhyja mikut tim, të ndjerit, Sokol Olldashi, atëherë kryetar i FRPD, ta fuste në delegacionin e FRPD që do të merte pjesë në kongresin e Rinisë Popullore në Vjenë. I thashë Kolit (Olldashi) dhe nuk ma prishi e futi në delegacion. Kur u kthyen nga Vjena me vjen që në mëngjes Olldashi tek gazeta.

“Më more në qafë, ku ma gjete atë infantil” – më tha. “Na mori fytyrën në Vjenë”.

Më tha çfarë kishte bërë atje, kishte të drejtë !
Të njëjtën gjë më thanë edhe dy anëtarët e tjerë të delegacionit Flamur Noka e Gent Strazimiri.

Pak kohë më vonë u ndodha rastësisht tek fakulteti i Histori – Filologjisë në UT dhe takoj këtë Fundon, e kishin hequr nga RD, pasi ika unë dhe punonte tek Fiks Fare, në T.CH.
U futëm në një kafe dhe atje gjetëm Henri Çilin, pedagog i gazetarisë ku Fundo ishte student. Çili na ftoi për kafe.
Pa mbërritur tek tavolina e Çilit, Fundo me thotë:
“Thuaj bre një fjalë këtij Henrit se ka tre vjet që nuk me jep provimin”!
Unë u futa në lojë, bëra sikur kisha shkuar atje për të. Sa u ulëm i thash Henrit: “Më ke detyruar të vijë këtu vetë për këtë, pse nuk ja jep provimin?”.

“Nuk ia jap dot, nuk më ka ardhur asnjë ditë në mësim” – më tha Çili.

“Po tani që erdha un do tia japësh se ma jep mua, pastaj ky është gazetar, vë gjoba tek Filipi” – i thashë me gjysmë shaka Henrit, pas këmbënguljes sime të gjatë Henri u bind dhe ia dha provimin.

Me vuri në siklet kur filloi të sulmonte Henrin me libër shtëpie në këtë “bllokun e tij të gjobave”, CNA, para ca vitesh.

I thashë, mos e shaj Henrin se të ka bërë nder, të ka dhënë provimin e diplomën dhe kam qenë un me mes e me ke vënë në siklet!
Por prapë vazhdoi.

U detyrova ti kërkoj vetë ndjesë Çilit këtë !

Këtë Fundon e mori Ritvan Bode këshilltar kur u bë ministër i Financave 2005 – 2013 e bëri anëtarë të disa bordeve dhe zv president të klubit të futbollit “Skënderbeut”. Vriste e priste ky në ministrinë e Financave.

Ndryshoi jetën, bëri para e pasuri, madje operoi edhe veshin se njërin e kishte me të madh se tjetri.

Nga kjo, kur ishte tek RD e thërrisnin “Vesho”, por në ministri nuk përgjigjej më po ta thërrisje kështu.

E thërrisnin z. Fundo ishte krahu i djathtë i ministrit atje, të bënte gjëmën.

Mosmirënjohja është vesi me i keq i njeriut. Dante, i ka futur këta tipa në rrethin e 7 të ferrit.

Nuk e kam zakon të merrem me gjëra personale por në rastin konkret jam i detyruar të bie në nivelin e subjektit që trajtoj se nuk shoh mënyrë tjetër që publiku të kuptojë për çfarë fundërrina e kam fjalën.

Nuk jam marrë ndonjëherë me të dhe ky është sqarimi i parë dhe i fundit dhe fjalët e fundit që shkruaj për të.

Le të shpif, shajë e të shkruaj çfarë të dojë nuk merrem më me të, nuk ia vlen.

Po u mplekse me krundet do të hanë pulat- thotë populli!/prapaskena

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *