Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar deklaratën e plotë që autori i masakrës së trefishtë Dan Hutra ka bërë në momentin e arrestimit nga policia.
I ftuar në TCH, Karamuço është shprehur se Hutra ka deklaruar se ishte nisur edhe një person të katërt, të cilin e fajësonte për vdekjen e babait të tij. Ky person është identifikuar nga policia dhe mësohet se ndodhej në zonën e Kombinatit, pikërisht pranë zonës ku u ndalua edhe Hutra.
“Në momentin që është arrestuar personi, policia është njoftuar nga qytetarët. Ka hyrë në dyqan për të marrë disa ushqime. Gjëja më e mirë që ka bërë policia është se ka kërkuar ndihmë nga qytetarët duke dhënë fotografitë e personit. Ajo që duhet thënë se ishte përgatitur për të vrarë një person të katërt. Po e priste diku në atë zonë pasi e fajësonte për vrasjen e babait të tij.
Kur ka shkuar policia ka thënë se mund t’ju vras dhe juve por me ju nuk dua të merrem por më linin të vras dhe një person dhe të shkoj në burg të përjetshëm. Është një burrë i identifikuar dhe person ii katër kush është”, është shprehur Karamuço.