Si rrallë herë, Kryeministri Edi Rama flet për marrëdhënien me të atin

Një prej intervistave që kryeministri Rama dha gjatë vizitës së tij në SHBA ditët e fundit, ishte ajo për emisionin e njohur radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart, ku foli për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe jetën personale.

Ndër të tjera, si rrallë herë ai rrëfeu pak edhe nga marrëdhënia me të atin, siç tashmë dihet një artist i realizmit socialist, i cili studioi në Moskë, u kthye në Shqipëri dhe kryesisht bëri skulptura të heronjve socialistë.

Kreu i qeverisë e quajti të atin në këtë intervistë “një zyrtar të regjimit”. Ai po ashtu komentoi skulpturat e tij, duke theksuar se nga ana profesionale meritojnë respekt, por që nga ana ideologjike dhe metoda e përdorur Rama pozicionohej plotësisht kundër.

“Me babanë kam pasur një marrëdhënie të fortë, por edhe me ndikim të madh. Unë nuk pëlqeja gjërat që bënte ai dhe ai nuk donte që unë të bëja gjërat që bëja sepse kishte frikë se do të përfundoja keq. Por, unë e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie sepse ai ishte njeri liberal. Asnjëherë nuk u përpoq të më impononte ndonjë gjë, që unë të bëja ndonjë gjë,” – u shpreh kryeministri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *