Si rrallë herë, Xhemi Shehu flet për bashkëshortin: Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë

Nisur nga fakti që jetën private e mban shumë hermetike, kurioziteti është i madh për moderatoren Xhemi Shehu. Ajo nuk flet pothuajse asnjëherë për bashkëshortin dhe nuk e poston në rrjetet sociale dhe kjo sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, një ndjekës i ka vënë në dukje Xhemit, gjatë një ‘ask me a question’, se nuk kurrë për bashkëshortin e saj. Moderatorja i është përgjigjur duke shkruar se ai nuk preferon të jetë një person publik dhe ajo e respekton zgjedhjen e tij.

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”- shkruan Xhemi.

Xhemi është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të. Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik. Ata kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin që rrallë i shohim në profilet e Xhemit në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *