Si sot, 22 vite më parë… Kur kapitullonte Jugosllavia dhe Milosheviçi dhe kur mori fund lufta në Kosovë

Sot bëhen 22 vjet nga nënshkrimi i një marrëveshje të madhe historike që do të bënte të mundur krijimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan. Nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, i dha fund luftimeve në Kosovë mes UÇK-së dhe ushtrisë Jugosllave, si dhe sulmeve ajrore të koordinuara të NATO-s mbi Serbi.

Kjo marrëveshje u nënshkrua pas dorëzimit të ish-ushtrisë së Jugosllavisë dhe kapitullimit të kriminelit serb Sllobodan Millosheviç.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Viti 2019 shpallet Vit i NATO-s në Kosovë - UlpianaPress

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptarë të zhvendosur.

Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

22 vite nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë - Kolosalexpress

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi “Rezolutën 1244”, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.

Kosovo marks 20th anniversary of NATO's bombings on Serbia

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Fotografia e rrallë nga mbarimi i luftës në Kosovë | inFokus

May be an image of 5 people

May be an image of 5 people

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *