Deputeti socialist Erion Braça ka ironizuar faktin se Edmond Spaho deputeti i Partisë Demokratike, ka më shumë se 4 orë që i bie bilbilit. Teksa e ka përgëzuar duke i thënë se është më rekord Gunies, Braçe “kritikoi” kolegët e tij që nuk u treguan të gatshëm ta zëvëndësonin.
“4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryen bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord Guines,. Do i mbetet emri aty. Me fuqinë që ka Spaho do të vazhdojë që ti bjerë edhe 10 herë më shumë. Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjë nga ju. Po ben robi një sakrificë për kolegun që ka në krah. Po e merr i thotë O Mondi po lërë se i bie unë bilbilit për ti.”- tha Braçe.