Nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes e deri te stërvitjet, padyshim që vendimi për të humbur peshë e ndryshon stilin e jetesës suaj. Zakonisht qëllimi është të zvogëloni nivelin e yndyrës në trup dhe njëkohësisht të rrisni atë të muskujve. Por, ndonjëherë, gjatë këtij rrugëtimi mund të jeni duke bërë të kundërtën pa vetëdije, pra duke humbur muskuj në vend të yndyrës.
Si ta dini nëse po ju ndodh kjo? Ushtrimet janë bërë më të vështira. Nëse jeni duke humbur peshë, ushtrimet fizike do t’ju duken më të vështira për t’i bërë. Pra, ju do të vëreni humbje të forcës. Nuk keni energji për t’i bërë aktivitetet e përditshme. Humbjen e muskujve nuk do ta vëreni vetëm në palestër.
Ushqyerja joadekuate mund të çojë në reduktim të muskujve, gjë e cila shpie në një funksion të çrregullt e cila manifestohet me mungesë të energjisë. Keni vënë re se përqindja e yndyrës po ju mbetet e njëjtë? Nëse jeni duke humbur peshë por përqindja e yndyrës trupore është po njësoj, atëherë kjo është ndër shenjat më të qarta se jeni duke humbur muskuj.
Jeni duke humbur peshë me ritëm të shpejt. Ndonëse keni dëshirë të humbni peshë sa më shpejt, ky nuk është lajm i mirë për masën muskulore. Humbja e peshës kërkon pak kohë dhe durim. Njerëzit duhet të humbin deri në 1 kilogramë në javë, jo më shumë. Ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë për të filluar rrugëtimin e humbjes në peshë. Disa persona e kanë shumë të lehtë të merren me aktivitete siç është joga apo ecja.
Por këto aktivitete nuk djegin aq shumë yndyrë sa aktivitetet që jua rrisin të rrahurat e zemrës dhe që ju bëjnë të djersiteni. Sa kilogramë muskuj vërtet mund të shtojë dikush brenda një muaji? Sebastien Lagree, bodybuilder i njohur, thotë se mund të shtoni gjysmë kilogramë apo një kilogram muskuj në muaj. Sipas tij, kjo është shumë e mundshme të arrihet, nëse bëni ushtrime me pesha. Ju mund të shtoni deri në 7 kilogramë muskuj brenda vitit të parë në mënyrë natyrale.