Si ta ndaloni gjakderdhjen nga hunda

Shumica prej nesh kanë përjetuar gjakderdhje nga hundët në një moment të jetës.

Dhe shumë prej nesh reagojnë duke përkulur kokën pas për të ndaluar gjakun që të derdhet në fytyrë.

Por sipas mjekëve, kjo në fakt nuk është mënyra më e mirë për të trajtuar problemin.

Mjeku Sam Ghali, shpjegoi: “Nëse ju rrjedh gjak nga hunda, mos e hidhni kurrë kokën prapa. Kjo bën që gjaku të rrjedh në pjesën e prapme të fytit dhe më pas ju e gëlltisni dhe mund të mbyteni”, theksoi ai.

Ghali gjithashtu këshillon: “Mbajtja e akullit (ose një qeseje bizele të ngrira të mbështjella) në majë të hundës mund të ndihmojë në uljen e rrjedhjes së gjakut. Por provat për të treguar se funksionon nuk janë shumë të forta”.

Gjakderdhja e hundës zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Por profesionistët rekomandojnë që të kërkoni kujdes mjekësor nëse keni një fëmijë nën moshën dy vjeçare që vuan nga gjakderdhja nga hunda.

Gjithashtu ia vlen të kërkoni këshilla nga mjeku juaj i përgjithshëm lokal nëse keni gjakderdhje të rregullt nga hundët, simptoma të anemisë ose jeni duke jetuar me një sëmundje gjaku si hemofilia.

Po ashtu, rekomandohet që të shkoni te mjeku nëse gjakderdhja nga hunda zgjat më shumë se 15 minuta ose është dukshëm e tepërt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *