Gjithnjë e më shumë njerëz i përdorin telefonat e tyre celularë edhe në det, në pishinë apo në banjë. Dhe ndodh që telefoni rastësisht të bjerë në ujë! Mos u pikëlloni nëse ju ndodh kjo, sepse zgjidhja është: orizi. Nëse keni cilindo telefon, iPhone ose Android, mund ta shpëtoni telefonin pasi t’ju ketë rënë në ujë duke bërë këto veprime:
-Nëse telefoni fiket vetë pasi të ketë rënë në ujë, mos e aktivizoni sërish.
-Sapo ta nxirrni nga uji, hiqjani baterinë dhe kartën sim. Nëse telefoni ju ka rënë në ujë të ëmbël apo në ujë të kripur, lajeni mirë me ujë të rrjedhshëm.
-Nëse tharësja e flokëve që keni në shtëpi ka opsionin e fryrjes së ajrit të ftohtë, atëherë thajeni pak telefonin, por mbani parasysh: asnjëherë me ajër të ngrohtë. Nëse nuk keni tharëse, pastrojeni me facoletë letre.
-Në një enë e cila duhet të jetë pak më e madhe se telefoni, vendosni oriz të bardhë të pazier, dhe vendoseni telefonin dhe baterinë në atë mënyrë që të jenë të mbuluara me oriz nga të gjitha anët. Telefoni duhet të qëndrojë 24 deri në 48 orë në oriz, i cili do t’ia eliminojë të gjithë lagështinë.
Pasi të keni pritur që orizi t’ia eliminojë lagështinë telefonit për të paktën 24 orë, është koha për t’u bindur për suksesin.