Si të detoksifikoni trupin në mënyrë natyrale!

Trupi i njeriu ka nevojë për detoksifikim. Por, si të arrini një detoks në mënyrë natyrale?

Frutat e freskëta

Të pasura me vitamina, antioksidantë dhe të pasura me fibra, frutat janë thelbësore për një dietë të duhur dhe të shëndetshme. Ato do t’ju ndihmojnë të detoksifikoni trupin tuaj lehtësisht dhe shpejt.

 Ushqimet me drithëra të plota

Pavarësisht nëse jeni duke detoksifikuar apo jo, këshillohet të zgjidhni ushqime që janë drithëra. Përveçse janë plot me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, ato kanë një përmbajtje shumë të lartë të fibrave të patretshme. Por duhet të keni kujdes se sa konsumoni dhe kontrolloni veten.

Artichoka

Artichoka përmban një antioksidant, quinarin, i cili promovon funksionin e shëndetshëm të mëlçisë. Gjithashtu, konsumimi i tyre stimulon prodhimin e biliare, e cila lehtëson tretjen. Prandaj, nëse jeni duke kërkuar për një “mjet” natyral detoksifikimi, artichokat janë një nga zgjedhjet tuaja më të mira dietike!

Ujë me limon

Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila dihet se ndihmon trupin të detoksifikojë dhe djegë yndyrën e tepërt. Shumë mjekë pohojnë se është e nevojshme të pini ujë me lëng limoni të shtrydhur çdo mëngjes. Është një mënyrë natyrale e alkalizimit të organizmit, pra balancimit të pH-së së trupit, i cili lidhet me parandalimin e sëmundjeve duke ndihmuar ndjeshëm edhe në procesin e tretjes.

Perime jeshile

Perimet jeshile rrisin nivelet e klorofilit në sistemin tretës, gjë që ndihmon trupin të largojë toksinat e mjedisit. Ka shumë mënyra për t’i përfshirë ato në dietën tuaj. Mund të bëni sallata të thjeshta jeshile, t’i kaurdisni me vaj ulliri ose madje t’i shtoni në lëngjet dhe smoothiet tuaja.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *