Si të filloni, një ditë të suksesshme

I keni parasyshë ato ditët kur, zgjoheni herët, kafeja është e përkryer, hani mirë mëngjes dhe që në mëngjes i kryeni të gjitha punë më të rëndësishm, epo mund të bëni cdo ditë tuajën ashtu mjafton që të:

Zgjoheni me kohë

Mos u  zgjohuni herët, sepse nuk jemi të gjithë persona të hershëm të mëngjesit. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me nguti dhe shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

Hani  një mëngjes të shëndetshëm

Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Drithëra me qumësht, vezët, sallami, pashteta…zgjidh e merr. E rëndësishme është që ta hani mëngjesin.

Planifikoni ditën

Kur hyni në zyrë, rezistoni dëshirës që së pari t’i kontrolloni e-mailat, sigurisht përveç nëse punoni në përkrahje teknike. Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe krejt çka duhet të kryhet sot.

Reduktoni ndërprerjet

Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin, transmeton Koha.net. Nëse shpenzoni për së tepërmi kohë duke u përgjigjur në pyetjet e parëndësishme të të tjerëve me siguri duhet të riorganizoheni.

Mos u humbni

Produktiviteti është spirale pozitive e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *