Si të flini me dikë që gërhet

 

Është natë. Duhet të jesh në gjumë. Por ti nuk je. Sepse partneri/ja, që është shtrirë pranë jush: gërhet!

Pra, çfarë mund të bëni, përveçse të luteni që të pushojë?

1.Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes

Po, kjo duket më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Ndonjëherë, megjithatë, ju mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe ta stërvitni veten për të injoruar ose minimizuar zhurmën e gërhitjes. Ka disa strategji përmes së cilave mund të përpiqeni të shpërqendroni veten si meditimi ose të dëgjoni një ‘podcast’.

2.Vendosni tapa për veshët

Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është që të vendosni tapa për veshët.

3.Dëgjoni muzikë ose “white noise”

White noise” i referohet aplikacioneve ose pajisjeve që lëshojnë një zhurmë të vazhdueshme në sfond që mbyt tingujt e tjerë. Disa shembuj janë zhurma e dallgëve të oqeanit. Mund të shkarkoni aplikacione me “white noise”.

4.Ndryshoni pozicionin e partnerit/es

Për disa njerëz, të fjeturit në pozicion të shtrirë – domethënë të shtrirë në shpinë – ndikon te gërhitja. Ndonjëherë funksionon që thjesht t’i ndryshoni pozicionin e gjumit dhe gërhitja të ndalojë. Konsideroni edhe jastëkët që ndihmojnë në pozicionimin e duhur të qafës dhe shpinës.

5.Inkurajoni partnerin/en që të vizitohet

Në vizitë me mjekun mund të përcaktojë shkaqe të mundshme të gërhitjes si edhe alternativa trajtimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *