Si të flisni me të dashurin/ën për të kaluarën tuaj seksuale

Të gjithë kanë një të kaluar seksuale. Përvojat e jetës na kanë bërë personat që jemi sot. Sa herë që krijoni një marrëdhënie të re, e kaluara seksuale mund të bëhet shpesh objekt diskutimi. Sigurisht ajo çfarë ndani me partnerin tuaj është çështje personale.

Veronica Vaiti një terapiste çiftesh, thotë se ky është një diskutim thelbësor që të gjitha çiftet duhet të kenë, sidomos në fazat e hershme të lidhjes, pa marrë frikën e refuzimit apo gjykimit. Çfarë duhet të keni parasysh.

Mos përmendni numra: Numri është çështje vetëm e juaja. Vaiti thotë se kjo mund të sjellë një sërë ndjenjash, gjykimesh morale dhe pasiguri për çdo partner.

Flisni për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST): Nëse ju keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të diskutoni rreth saj. Në rastin kur bëni pyetje të cilave partneri/ja nuk u përgjigjet, atëherë ka diçka për t’u diskutuar, sipas Vaiti.

“Nëse partneri/ja nuk respekton mënyrën sesi ndiheni, atëherë flitet për një çështje më të madhe”. Me fjalë të tjera kur ai nuk është i gatshëm të ndajë këtë informacion, është më mirë të mos krijoni marrëdhënie intime për momentin. Nëse ju keni pasur një sëmundje nga e cila jeni shëruar plotësisht, nuk është e thënë të ndani këtë informacion.

Sugjeroni që të dy të kontrolloheni për SST: Është seks 100% i sigurt. Një mënyrë është duke diskutuar herën e fundit që jeni kontrolluar tek një mjek dhe duke e pyetur atë për të njëjtën gjë. Nëse nuk ndiheni të sigurt për të pasur marrëdhënie intime me dikë që nuk ka dëshirë të kontrollohet, keni të drejtë të tërhiqeni.

Diskutoni rreth llojit të mbrojtjes që do përdorni për kontrollin e lindjes: Kur jeni duke përdorur pilula, bëjani të ditur edhe partnerit. Nëse ai këmbëngul që të mos përdorë prezervativ, ju takon juve të siguroni veten.

 

Burimi: Glamour

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *