Si të formoni shprehi të qëndrueshme

Shprehitë e shëndetshme nuk formohen gjatë natës. Ato kanë nevojë për kujdes, programim. pastaj, një ditë, do të zgjoheni dhe do të jeni aty! Shprehia është pjesë e themelit tuaj.

Ne njerëzit jemi pafundësisht të interesuar në idenë e vetë-përmirësimit. Ne blejmë libra me sekrete të gjumit më të mirë dhe mendjeve të fokusuara. Ne përshkojmë çdo lëvizje dhe çdo kafshate. Dhe, çdo Janar, ne marrim vendime për të përmbushur premtimet të cilat nuk i kemi mbajtur vitin e kaluar.

Përderisa këto përpjekje drejt vetë-përmirësimit janë të mira, rezultatet mund të jenë frustruese. Shpesh, njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre sepse devijojnë dhe lejojnë që zona të tjera të jetës së tyre të marrin prioritet. Por çfarë është kyçe që të shihni atë qëllim të madh duke u realizuar është të zhvilloni shprehi të reja për ta mbështetur atë.

Këtu janë disa mënyra të cilat mund t’i zbatoni për të formuar shprehi të reja dhe të qëndrueshme, dhe në fund të shihni ato qëllime të vetë-përmirësimit.

Vendosni pritje realiste

Fatkeqësisht, shprehitë nuk formohen gjatë natës. Varësisht nga entuziazmi juaj në fillimin e një ‘’rrugëtimi të shprehisë’’ së re, merr kohë të madhe para se t’a fitoni atë shprehi dhe t‘a inkorporoni atë në jetën tuaj ditore.

Për vite numrat standardë të lidhur me shprehitë ishin 21 ditë. Fatkeqësisht, ai numër është trefishuar në vitet e fundit, dhe tani një detyrë ditore nuk bëhet shprehi për 66 ditë. Në vend se t’a shikoni atë si figurë dekurajuese, duhet t’a mendoni atë si udhëzim për të ju ndihmuar juve në procesin e ndërtimit.

Kur provoni të shtoni një shprehi të re në rutinën tuaj ditore, nuk po bëni vetëm një detyrë të re, ju po ndërroni vite të strukturës së mendimeve dhe sjelljeve, nuk është një gjë e lehtë. Pra, nëse pas dy javësh që keni shkuar në palestër në mëngjes, ju ende i frikësoheni idesë së pajisjeve, mos u dëshpëroni.

Bëhuni të sjellshëm me veten dhe kujtoni se ndryshimet marrin kohë. Është gjithashtu e rëndësishme të vendosni pritje realiste të shprehive: premtimi për t’a realizuar atë brenda një viti nuk është aq e arritshme.

Ekspertët thonë se qëllimet joreale janë shpesh arsyeja se pse disa njerëz ndalojnë. Njëra nga arsyet se pse qëllimet nuk realizohen është sepse ato nuk janë realiste.

Bëni një orar dhe qëndroni në të

Vendosja e një orari në fillim të çdo jave ju ndihmon të mbani veten tuaj të përgjegjshëm. Nëse merrni kohën për të bllokuar pika në ditën tuaj për t’u fokusuar në shprehinë tuaj të re, do të keni më pak gjasa t’a harroni ose t’a kaloni atë. Është e rrezikshme dhe dëshpëruese të mbështeteni vetëm në vullnet, veçanërisht në fillimin e një sfide të re.

Gjeni rrjedhën tuaj

Shfrytëzimi i shkaqeve të mjedisit mund të ju ndihmojë të takoni qëllimet tuaja në mënyrë natyrale pa shumë rezistencë. Një praktikë e njohur si vendosja e qëllimeve të zbatimit përfshin shtimin e shprehisë tuaj të re në pjesën ekzistuese të rutinës tuaj. Kjo teknikë ju lejon që në mënyrë natyrale të vendosni shprehinë tuaj të re në jetën tuaj ditore, pa shmangur gjithçka tjetër përreth saj.

Për shembull, në vend se vetëm t’i tregoni vetes se do të filloni të meditoni çdo mëngjes, gjeni një mënyrë për të përshtatur 10 minuta të palëvizshmërisë tuaj në rutinën tuaj ekzistuese. Duke përdorur qëllime të zbatimit, ju do t’i thoshit vetes , ‘’Pasi të laj fytyrën në mëngjes, do të ulem dhe do të meditoj për dhjetë minuta derisa kafeja ime të përgatitet’’. Duke përdorur këtë teknikë të formimit të shprehive, nuk do të jeni në gjendje të kaloni nga larja në shijimin e kafesë pa u kujtuar për qëllimin tuaj të meditimit.

Gjurmoni progresin tuaj

Shkruajtja është mjet i fuqishëm i vetë-përmirësimit, dhe gjurmimi i shprehive tuaja është një metodë efikase për mirëmbajtjen e motivimit. Është e vështirë të organizojmë mendimet dhe ndjenjat tona duke u bazuar në kujtesën tonë. Duke mbajtur shënime për progresin tonë gjithashtu na bën të flasim për qëllimet tona me kolegët, shokët dhe familjen më lehtë. Kur keni mbështetjen e të dashurve, zhvillimi i shprehive bëhet më i lehtë.

Ju ndoshta jeni ndjerë të kënaqur për një orë të yoga-s në mbrëmje, por vendosja e asaj ndjenje bëhet më e vështirë duke kaluar koha. Mirëpo, shkruani atë ndjenjë në moment, duke përdorur një aplikacion ose një letër dhe do të keni dëshmi se sa mirë është të përmbushni qëllimet tuaja ditë pas dite.

Formimi i shprehive të mira është një proces, dhe jo gjithmonë një proces argëtues. Por duke gjurmuar përpjekjet dhe sukseset tuaja ditore nuk do ju ndihmojë vetëm në ndërtimin e vetëbesimit, por do të shërbejë edhe si forcë shtesë e motivimit në ato ditë kur qëllimet tuaja duken të vështira për t’u arritur.

Pranoni pengesat

Ju jeni njeri…dhe gabimet ndodhin. Pengesat janë pjesë natyrore e jetës. Një rrëshqitje e vogël nuk do të thotë se duhet të hidhni të gjithë punën tuaj nga dritarja dhe të filloni nga fillimi. Duke marrë një qasje gjithçka-ose-asgjë për të formuar shprehi të reja në fakt mund të jetë e dëmshme.

Në një studim të publikuar në European Journal of Social Psychology, Philippa Lally raportoi se bërja e disa gabimeve nuk ndikon në suksesin tuaj afat-gjatë. Kur një rrëshqitje ndodh, është më produktive t’a pranoni atë, t’a kuptoni pse ka ndodhur dhe të vazhdoni përpara, në vend se të qortoni veten dhe të dorëzoheni.

Ky është një trik tjetër të cilin mund t’a përdorni për të formuar një shprehi të përjetshme: Pranoni pengesat dhe pastaj vazhdoni përpara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *