Si të hani shëndetshëm, edhe kur nuk keni kohë

Kur bëhet fjalë për të ngrënit mirë dhe shëndetshëm, të gjithë kemi të njëjtin justifikim: Nuk kam kohë. Nuk kam kohë të gatuaj, nuk kam kohë të ha shëndetshëm, më duhet diçka e shpejtë se kam punë etj.

Para se t’ju themi të vërtetën e dhimbshme se: Po, ju keni kohë për të ngrënë shëndetshëm, por thjesht nuk doni të hani shëndetshëm, na lini t’ju tregojmë disa mënyra si të hani mirë, edhe nëse jeni gjithë ditën në punë, në zyrë apo diku tjetër!

Merre me vete

Kjo është një zgjidhje kaq e thjeshtë, që prap shumë njerëz refuzojnë ta bëjnë. Nuk ju kushton asgjë të përgatisni vaktet një ditë më parë, apo edhe në fundjavë dhe t’i merrni ato çdo ditë me vete.

Porosisni nëpër restorante, me zgjuarsi

Sot ka kaq shumë opsione mensash e restorantesh ku mund të hani shëndetshëm, sipas buxhetit tuaj.

 Jini fleksibël

Nëse do ju duhet të punoni në drekë, kjo s’do të thotë se duhet ta anashkaloni fare si vakt. Merrni një “snack” të shëndetshëm me vete ose konsumoni diçka që do t’ju japë energji.

Edukohuni

Sot ka qindra burime online që mund t’ju ndihmojnë të dini gjithçka rreth ushqimeve me më shumë vlera, gatimeve të thjeshta, të shpejta dhe të shëndetshme, e gjithçka tjetër. Edukohuni mbi ushqyerjen dhe rezultatet që do të merrni do t’i ndjeni në çdo aspekt të jetës suaj!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *