Kursimi i energjisë në shtëpi duhet të jetë gjithmonë një prioritet për këdo. Duke qenë se dimri i ashpër po nis është momenti që të keni parasysh disa mënyra se si të kurseni energjinë. Jo vetëm që përmirësojmë financat tona, por kursimi i energjisë në shtëpi do të ketë një efekt pozitiv në mjedis.
Ja disa mënyra se si të kurseni energji elektrike në shtëpinë tuaj.
Izoloni shtëpinë
Izolimi i duhur është thelbësor kur bëhet fjalë për kursimin e energjisë në shtëpi. Izolimi i dobët është një nga arsyet kryesore që mund të rrisë ndjeshëm faturën tuaj të energjisë. Edhe pse disa probleme të izolimit duhen lënë në duart e profesionistëve, zgjidhja e këtij problemi është zakonisht mjaft e thjeshtë dhe ekonomike. Fillimisht duhet të identifikojmë rrjedhjet, të cilat zakonisht gjenden në dyer, dritare apo zona të tjera të shtëpisë që janë në kontakt me pjesën e jashtme.
Përfitoni nga ngrohtësia e diellit
Shqipëria është një vend i bekuar më një dimër të butë dhe rrezatim diellor tipik mesdhetar, faktorë të cilët na sigurojnë ngrohtësi dhe gjatë muajve të ftohtë. Dielli duhet të jetë në fokus përsa i përket kontrollit të temperaturës së brendshme të shtëpisë suaj, në veçanti përgjatë stinës së ftohtë. Të përdorësh diellin për të marrë përfitime maksimale nga ngrohtësia e tij është një mënyrë e thjeshtë për të kursyer energji gjatë festave. Mbajini grilat dhe perdet e hapura gjatë ditës për të lejuar rrezet e diellit të ngrohin në mënyrë natyrale shtëpinë tuaj. Kur dielli fillon të perëndojë, mbylli ato për të penguar ngrohtësinë të largohet.
Mbani dyert e brendshme mbyllur
Mbyllja e dyerve të brendshme shërben si një kurth për nxehtësinë në çdo dhomë dhe do të pengojë ajrin e ngrohtë të largohet drejt ambienteve të ftohta. Për ta mbajtur dhomën akoma dhe më ngrohtë, vendosni nje rrugicë pranë derës, për të mos lejuar nxehtësinë “të arratiset” nëpërmjet hapësirës në pjesën fundore.
Izoloni dritaret
Hapësirat përreth dritareve dhe dyerve krijojnë mundësi për ajrin e ftohtë që të depërtojë në dhomë. Shtatë deri në dymbëdhjetë përqind e humbjeve të nxehtësisë në një shtëpi ndodh përmes dyerve dhe dritareve, sipas Black Hills Energy, dhe ky fenomen i bën banorët të ndezin ngrohësen menjëherë. Edhe nëse nuk e ndezin, ngrohtësia largohet, duke e detyruar kondicionerin ose kaldajën të sforcohet, dhe për pasojë të konsumojë më shumë energji. Izoloni dritaret dhe dyert me ngjitës të përshtatshëm në pjesën e jashtme ose të brëndshme të tyre. Sigurohuni që ngjitësja është puthitur mirë, në mënyrë që të reduktohet fenomeni i infiltrimit.
Përshtatni temperaturën
Dhe hapi më i vogël mund të bëjë diferencë të madhe. Sipas Energy Saving Trust, nëse ulni temperaturën e ngrohëses, qoftë ky kondicioner ose kaldajë, me vetëm 1°C, ju mund të kurseni 10% në faturën vjetore të energjisë elektrike. Ju mund të reduktoni lehtësisht konsumin e energjisë në dimër duke e vendosur temperaturën në 20°C gjatë kohës që jeni në shtëpi, dhe duke e ulur atë kur jeni në gjumë ose larg shtëpisë.
Gatuani me zgjuarsi
Sezoni i festave lidhet me gatimin. Furra ndizet në çdo ndarje të saj, ka apo nuk pa ushqim në të, kështu që përfitoni nga energjia që po konsumohet duke gatuar shumë gjëra në të njëjtën kohë. Televizori, pajisjet elektronike, printeri, radio dhe shumë të tjera, konsumojnë energji dhe kur nuk janë të ndezura, hiqini nga priza para se të largoheni nga shtëpia.