Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë.
Ja disa kura në kushte shtëpie për erën e keqe të këmbëve:
1- Soda e bukës
Përdorimi:
-Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë.
-Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t’i vishni ato.
2- Vaj lavande
Përdorimi:
-Hidhni disa pika vaj lavandre në një enë me ujë të ngrohtë
-Vendosini këmbët në enë për 15-20 minuta.
-Përsërite këtë trajtim dy herë në ditë për disa ditë.
3- Kripë e trashë (kokërr madhe)
Përdorimi:
-Miksoni 2 lugë gjelle kripë të trashë me një gjysmë kove ujë të ngrohtë.
-Vendosini këmbët për 10-15 minuta.
-Për rezultate më të mira, bëjeni këtë përpara gjumit në mënyrë që të evitoni veshjen e çorapeve ose këpucëve për disa orë.
4- Çaji i Z
iPërdorimi:
-Zieni 2 qese çaj të zi në 3 gota ujë të nxehtë. Shtojini gjysmë kove ujë normal për të ulur temperaturën e përzjerjes.
-Vendosini këmbët në të për 15-20 minuta
-Bëjeni iëtë përditë për rreth një jave.
5- Uthulla
Përdorimi
-Përzjeni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë.
-Vendosini këmbët në të për 10-15 minuta.
-Në fund, lajini këmbët tërësisht me sapun për të hequr edhe erën e uthullës