Temperaturat po ulen dhe po vjen mot edhe më i ftohtë, ndërsa temperaturat e ulëta të mëngjesit mund të sjellë probleme të mëdha për drejtuesit e mjeteve. Temperaturat nën zero nënkuptojnë xhamat e ngrirë të makinave, të cilat mund të jenë të pakëndshme në orët e hershme kur duhet të shkoni në punë.
Ekspertët kanë zbuluar një truk tepër të zgjuar që duhet të parandalojë ngrirjen e xhamit duke përdorur një artikull nga kuzhina. Gjithçka që ju nevojitet është një qepë. Sipas ekspertëve, qepa mund të luftojë ngricën sapo të krijohet në dritare. Thjesht priteni qepën në gjysmë dhe fërkojeni në xham.
Bëjeni këtë në darkë dhe kështu qepa do të parandalojë formimin e akullit. Nëse nuk keni qepë, patatet duhet të bëjnë të njëjtën gjë dhe të paktën nuk do t’ju bëjnë të qani. Uthulla funksionon në të njëjtën mënyrë, kështu që mund të spërkatni uthull dhe ujë në xhamin e përparmë një natë më parë.