Si të përdorni eukaliptin për shëndetin e mirë të mushkërive

Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70. Asokohë, kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike. Megjithatë, eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit. Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.

Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat specifike të eukaliptit për shëndetin e mushkërive.

Shpërbën Sekrecionet
Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to. Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot. Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.

Antioksidantët
Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit. Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes
Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit. Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.

Zhbllokimi i Hundëve
Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve. Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.

Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes
Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës. Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.

Terapia E Aromave
Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese. Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit. Nëse nuk arrini të gjeni vajin esencial të eukaliptit, ju mund të shfrytëzoni mirësinë e tij nëpërmjet çajit.

Si Të Përgatisni Çajin E Eukaliptit
Në një filxhan qelqi hidhni gjysëm luge çaji me gjethe të thata eukalpiti. Më pas shtoni një filxhan me ujë të valuar. Mbulojeni filxhanin me kapak për 10 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë. Pini 2-3 filxhanë në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

/Burimi: AgroWeb.org/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *