Si të prezantoni një projekt ose një produkt? Mos i humbisni këshillat e ekspertëve

Krejtësisht të sigurt në vete: derisa flisni, shikoni njerëzit në sy, buzëqeshni dhe mos qëndroni të kërrusur.

Shpesh gjuha e trupit është më e rëndësishme se ajo për çka flisni

Nëse duhet të shisni ide ose produkt, para se të flisni, merrni pak frymë dhe mendoni shkurt për çka dëshironi të thoni.Kjo do t’ju ndihmojë të përgatiteni, ndërsa të tjerët do të kenë përshtypjen që jeni të interesuar, pohojnë komunikologët. Shumëçka varet nga prezantimi. As idetë e mira, nëse nuk dini t’i prezantoni nuk do t’i vërejë askush. Kontakti direkt me sy dhe buzëqeshja janë dëshmia më e mirë e vetëbesimit, ushtrojeni.

E rëndësishme është edhe pozita e trupit, me çka po ashtu tregoni siguri në vete. Mos qëndroni të kërrusur, mos u përkulni, shikoni njerëzit para vetes. Gjuha e trupit shpesh është mënyrë më e fortë për të ngjallur besimin e dikujt se sa ajo çfarë thoni. Përpiquni të flisni nga thellësia e gjoksit, me zë të thellësi.

Kur jeni nervoz, zëri mund të dridhet dhe folësi humb kredibilitetin

Dhe atëherë zakonisht flasim shumë shpejt dhe nëse dëshironi të lini përshtypjen e personit me vetëbesim, ngadalësojeni. Kështu do të dukeni profesionist për atë që thoni. Derisa mendoni për fjalinë e ardhshme, largoni nga përdorimi fjalët si “e dini”,“mendoj:” dhe ngjashëm. Më mirë bëni një pauzë të shkurtër në gjysmë të fjalisë.

Ekspertët e komunikimit paralajmërojnë që fjalinë të mos e përfundoni me pyetje (për shembull: “Kuptoni?”), sepse do të duket që kërkoni pohim apo konfirmim të asaj për çka flisni. Me këtë gjë tregoni pasiguri. Silluni sikur të gjithë ju kuptojnë dhe lini hapësirë për nënpyetje.

Prezantimi është shumë i rëndësishëm, thoni qartë emrin tuaj

Kur e njoftoni dikë, gjithmonë shqiptojeni qartë emrin tuaj, të kompanisë ose arsyes pse telefononi. Thoni për shembull, “Kam nevojë për ndihmën tuaj”, ose “ndoshta mund t’ju ndihmoj”. Hyrja dhe prezantimi i mirë mund të tregojnë se si ia vlen t’ju dëgjojnë sepse keni çfarë të thoni.

Mos u frikësoni të pyesni, njerëzit do të çmojnë që nuk keni frikë

Jini spontan dhe kureshtar, tregoni që ju intereson bashkëbiseduesi. Pyetni çdo gjë që ju intereson. Ndonjëherë edhe pyetjet pa ndonjë lidhje në shikim të parë mund të çojnë deri te përgjigjet e rëndësishme, ndërsa njerëzit do të vlerësojnë që nuk frikësoheni të pyesni. Edhe kjo është mënyrë e mirë për të treguar se jeni të sigurt në vete.

Nëse duket që jeni duke u argëtuar, askush nuk do të mërzitet

Përmendni ndonjë anekdotë, ndonjë rrëfim për përvojën tuaj ose ndonjë ndodhi spirituoze. Thoni që jeni të entuziazmuar që mund të prezantoni idetë tuaja, theksoni të dhënat dhe shifrat interesante. Kur duket që ju jeni duke u argëtuar, askush tjetër nuk do të mërzitet. Dhe mendoni për atë që duhet ta mbani ritmin deri në fund të prezantimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *