Si të prisni një avokado si një profesionist i vërtetë

Avokadot janë ndër ushqimet më të ushqyeshme në botë.  Janë të gjithanshme në kuzhinë, prandaj mund t’i përdorni në shumë receta të shijshme, duke filluar që nga sallata e deri tek lëngjet e freskëta.

Kështu do të merrni shumë yndyra dhe fibra të shëndetshme për zemrën dhe shëndetin në tërësi. Por përgatitja e një avokadoje mund të jetë një detyrë e mundimshme.

Për t’jua thjeshtuar punën ju këshillojmë të ndiqni këto hapa të thjeshtë për ta bërë sa më të lehtë prerjen e një avokadoje.

Çfarë ju nevojitet

Avokado

Thika e shefit

Dërrasë prerëse

Tas qelqi

Një lugë e madhe

Si të prisni një avokado

Hapi 1: Prisini avokadon në gjysmë

Duke përdorur një thikë të mprehtë, priteni në gjysmë avokadon mbi një dërrasë prerëse.

Rrotulloni avokadon duke e mbajtur thikën të qëndrueshme dhe priteni me kujdes përrreth bërthamës. Në fund, hiqni thikën dhe rrotulloni dy gjysmat në të kundërt derisa të ndahen nga njëra tjetra.

Hapi 2: Hiqni bërthamën

Drejtojeni tehun thikës suaj për tek bërthama dhe krijoni një vijëzim gjatësor në sipërfaqen e saj, duke përdorur forcë të mjaftueshme në mënyrë që thika të mos rrëshqasë. Rrotulloni thikën për të nxjerrë bërthamën.

 

Hapi 3: Priteni avokadon në kubikë ose feta

Nëse e prisni në kubikë, bëjeni me kujdes pa e shpuar lëkurën. Përdorni majën e thikës për të prerë tulin e avokados në formë kubikësh, më pas hiqini ato me një lugë.

Nëse e prisni feta, përdorni lugën për të liruar lëkurën rreth e rrotull dhe largoni nga lëkura të gjithë tulin. Vendoseni atë me anën e sheshtë një dërrasë prerëse dhe priteni duke përdorur majën e thikës tuaj.

Si mund ta dalloj nëse një avokado është pjekur mjaftueshëm?

Shtypni butësisht lëkurën. Nëse ndihet pak e butë por jo e qullët, është gati për konsum. Nëse lëkura është e gjelbër e zbehtë dhe shumë e fortë, avokado nuk është gati për konsum. Shpesh, ngjyra e lëkurës së avokados së pjekur është jeshile shumë e errët, por jo gjithmonë.

Po sikur të hapni aksidentalisht një avokado të papjekur?

Edhe pse nuk do të shijojë aq sa një avokado e pjekur dhe kremoze, ajo sërisht mund të konsumohet.

Nëse mund të prisni një ose dy ditë që të piqet, ndiqni këto hapa:

Hidhni pak lëng limoni në pjesët e prera të avokados që janë ekspozuar ndaj ajrit.

Bashkojini sërish të dy gjysmat.

Mbështilleni fort avokadon me qese plastike.

Mbajeni në frigorifer dhe kontrollojeni sërish nesër.

Si ta shpejtoj procesin e pjekjes?

Vendoseni avokadon në një qese letre të mbyllur së bashku me një banane ose një mollë.

Këto fruta lëshojnë gaz etilen që i bën frutat rreth tyre të piqen më shpejt. Mbajeni në banakun e kuzhinës ose diku në temperaturë dhome. Kjo mënyrë duhet të përshpejtojë pjekjen me një ose dy ditë. /AgroWeb.org

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *