Por nëse nuk jeni ende të qartë se çfarë qëllimesh të vendosni, ju vijmë në ndihmë me opsione të ndryshme si më poshtë.
Provoni të përgatisni receta nga kuzhina të ndryshme
Sillni shije të reja në tryezën tuaj të ngrënies me receta nga e gjithë bota. Nëse nuk e keni provuar kurrë dorën tuaj në gatimin e recetave autentike japoneze, meksikane, koreane apo të tjera, nuk do të ketë kurrë një kohë më të mirë për të filluar.
Mësoni një aftësi të re në kuzhinë
Vazhdoni duke provuar diçka të re në 2022, si përshembull të provoni të përgatisni vetë gjalpin ose të perfeksiononi hapjen e petave. Mundësitë janë të shumta, prandaj ju mbetet të vendosni.
Këtë vit mund të provoni të bëni një punë vullnetare në kohën tuaj të lirë. Ju mund të dhuroni gatime të ndryshme për organizatat bamirëse, ku shpërndahet ushqim për njerëzit në nevojë. Gjithashtu mund të ndani ushqimin tuaj por edhe aftësitë e gatimit me miqtë dhe fqinjët tuaj. Gjë që sjell një ndjesi afërsie përgjatë vitit të ri.
Luftoni mbetjet ushqimore
Ndaloni shpëdorimin e ushqimit dhe përpiquni të përdorni gjithçka që blini. Përdorni përbërësit e mbetur për të krijuar pjata të shijshme. Blini duke planifikuar paraprakisht. Kështu jo vetëm që nuk do të shpërdoroni ushqimin por edhe do të kurseni më tepër para.
Reduktoni konsumin e mishit
Këtë vit provoni të ndërroni mishin e grirë, salsiçet ose pjatat e tjera të mishit me një version vegjetarian. Recetat vegjetariane janë shumë të shijshme dhe një risi në treyëzën tuaj.
Vlerësoni mënyrën se si ushqeheni
Largoni të gjitha shpërqendrimet gjatë ngrënies! Kushtojini vëmendje shenjave të urisë dhe pyesni veten: ‘A po ha nga zakoni, mërzia apo uria?’ Angazhoni shqisat tuaja dhe vini re: ngjyrat, teksturat, shijet dhe aromat në pjatën tuaj. Pyete veten: ‘Si ndihem pasi e ha këtë? A ndihem e kënaqur dhe e mbushur me energji, apo e lodhur dhe e fryrë?’ Të ngrënit me kujdes mund të duket paksa e çuditshme në fillim, por është një mënyrë e shkëlqyer për të trajnuar trupin tuaj që të kthehet në kontakt me ritmet e tij natyrale të oreksit dhe tretjes. Provojeni për të paktën një javë dhe shikoni se si ndiheni.
Provoni rregullin: e kuqe, portokalli dhe jeshile
Përfshini në çdo vakt një frut apo perime me ngjyrë të kuqe, portokalli ose jeshile. Ngrënia e produkteve shumëngjyrëshe ndihmon në promovimin e një peshe të shëndetshme, ndërkohë që ndihmon trupin tuaj në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Burimi: /Agroweb.com/