Si të visheni për festa

Para së gjithash, për të ndërtuar një pamje perfekt festash, duhet të mendoni për veshjen. Veshjet e festave të fundvitit shpesh variojnë në dy ngjyra: e kuqe dhe e zezë. Për këtë fundvit kemi menduar t’ju propozojmë diçka ndryshe, për një efekt surprizë, që do t’ju bëjë të bini në sy në mes të gjithë atyre veshjeve të kuqe. Zgjedhjet e kësaj ngjyre nuk mungojnë, por për ato që adhurojnë klasiken, janë edhe ngjyrat dimërore, po aq elegante, si ngjyra vishnje, jeshile, blu e thellë.

FESTA SHUMËNGJYRËSHE & ME SHKËLQIM

Përveç fustaneve me ngjyra, mund të zgjidhni të vishni diçka me shkëlqim, për t’i dhënë dritë look-ut dhe shikimit tuaj. Është mirë që këto veshje t’i lini për në mbrëmjen e Vitit të Ri.

Nëse duhet të zgjidhni një fustan të zi dhe nuk doni të dukeni ta thyeni si ngjyrë me një rrip të trashë me xixa ngjyrë floriri. Edhe aksesorët janë të rëndësishme. Këshilla jonë është mos e ekzagjeroni, zgjidhni look-un e duhur dhe kombinojeni në mënyrë të ekuilibruar me aksesorë. Nëse keni zgjedhur një fustan të dukshëm, me xixa e ngjyra të forta, atëherë duhet të këpucët dhe çanta të jenë më të thjeshta.

Cilado qoftë veshja që do të zgjidhni, është dhe një e fundit që nuk duhet të mungojë asnjëherë: palltoja elegante. Palltoja elegante është një veshje që nuk duhet të mungojë për çdo look, si për atë klas, ashtu dhe për atë casual. Edhe në një look të rehatshëm, në fakt, palltoja do t’ju japë një notë festive, në temë me harmoninë e momentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *