Jona Spahiu bie shumë në sy për linja shumë të bukura të saj dhe pas lindjes së djalit falë palestrës erdhi në formë shumë shpejt. Përveç palestrës Jona kujdeset shumë edhe për ushqimin.
Në rrjete sociale ajo tregon shpesh që ushqehet shëndetshëm dhe i përzgjedh ushqimet, por dikush në një bisedë virtuale e pyeti se ç’bën kur e merr uria.
“Si ja bën për të kontrolluar urinë e tepërt, ndonjë këshillë për humbjen në peshë?“, e ka pyetur dikush dhe Jona menjëherë ka treguar se çfarë bën ajo zakonisht gjatë një dite.
“S’dua te jem e pavertete dhe te bej teori nutricioni, ndaj ja ç’bej ne te vertete:
Mbaj frigoriferin bosh si Kim K. Une vdes per kafe, ndaj gjate dites pi kafe, qe ma heqin oreksin. Ne dreke ha sallaten te paren, qe me jep ndjesine e ngopjes me shpejt. Nga e hena ne te premte ha shendetshem, i marr thuajse te gjithe makronutrientet, (protein, fats/carbs) por mundohem te ha sasi te vogla. Ndersa ne fundjave ja lejoj vetes te ha cfare te dua edhe te pi ndonje gote.E kam hequr thuajse fare bulmetin ne perditshmeri ( jo kur dal)”, ka treguar moderatorja.