Denoncimi i një qytetari çoi në arrestimin e infermierit të QSUNT Nazmi Metaliu dhe laborantit Astrit Mansaku më 2 shkurt të këtij viti për korrupsion.
Qytetari është paraqitur fillimisht te Trauma për disa shqetësime shëndetësore dhe më pas në QSUNT për të bërë skaner, ku është takuar me infermierin Nazmi Metaliu, nga i cili ishte vizituar disa vite më parë. Qytetari i ka treguar shqetësimet që kishte Metaliut. Ky i fundit i ka thënë se një skaner i trupit do t’i jepte përgjigje për shqetësimet që kishte.
Sa i përket mënyrës për të marrë shërbimin, infermieri i thotë se do ta rregullonte ai pasi të fliste me personelin mjekësor dhe se duhet dhënë para tek ata, pasi si rregull bëhet me planifikim dhe vononte disa muaj
Pas kësaj qytetari ka nisur bashkëpunimin me policinë, që daton më 13 janar dhe ka bërë marrëveshje për përgjim.
Më tej qytetari shkon me një tjetër person dhe flasin me infermierin për të lënë orarin për skanerin, kjo pasi dhe miku i tij kishte probleme me mushkëritë.
Metaliu i thotë se do të fliste që ta bënin shërbimin me 6000-7000 lekë të reja dhe kur të kishte ditën dhe orën e saktë do ta njoftonte.
Në raportin e shërbimit për ditën e arrestimit më 2 shkurt 2023 rezulton se në orën 10:17 dy qytetarët shkojnë në ambientet e QSUNT Nënë Tereza në Tiranë. Fillimisht takohen me infermier Nazmi Metaliu e bisedojnë përreth 7 minuta. Më pas të tre shkojnë në katet e poshtme të pavionit. Në orën 10:20 këta shtetas takohen me laborantin Astrit Mansakun për të kryer skanerin. Më pas njëri prej qytetarëve futet për të bërë skanerin. Në orën 10:35 shtetasit dy qytetarët dalin nga ambientet e QSUNT Nënë Tereza në Tiranë.
Pas këtij momenti ndërhyn policia në dhomat e skanerit, ku arrestohen dy buzat e bardha. Në xhepin e përparëses iu gjenden, njërit 5 mijë lekë të reja (Astrit Mansakut) dhe tjetrit (Nazmi Metaliut) 1 mijë lekë të reja.
Përgjimet:
Astrit Mansaku, me detyrë laborant pranë QSUNT
Nazmiu Metaliu, infermier në QSUNT
Në përgjimet e bëra në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më 2 shkurt në orën 12:45 mes Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton:
Ata u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.