Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron për herë të parë ka folur për zyrtarizmin e lidhjes së saj me presidentin francez, 24 vite më të ri dhe arsyet që e detyruan të shtynte martesën.
Presidenti Emmanuel Macron ishte 15-vjeç kur u dashurua me Brigitte Macron, atëherë një mësuese 39-vjeçare në shkollën Katolike Providence në Amiens, në Francën veriore. Prindërit e nxënësit kishin besuar se djali i tyre po dilte me vajzën e mësueses së tij, Laurence derisa e vërteta u zbulua nga një mik i familjes. Të tronditur nga lajmi, prindërit e Macron e larguan atë nga shkolla dhe e dërguan në një konvikt privat në Paris, citon Independent. Në një intervistë me Paris Match, zonja Macron tregon se si Emmanuel u zotua të martohej me të.
“Për mua, një djalë kaq i ri. Emmanuel duhej të largohej për në Paris. I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Nuk ndodhi”, tregon Macron.
Çifti, të cilët kanë një diferencë moshe 24-vjeçare, u martuan në vitin 2007. Duke u bërë njerku shumë i ri në moshën 29-vjeçare për tre fëmijët e rritur të Brigitte. Zonja Macron tregon se fëmijët e saj ishin pengesa që e bëri atë të priste një dekadë përpara se të martohej me Emmanuelin, ku citoi: Kam marrë kohë që të mos shkatërroj jetën e tyre. Kjo zgjati 10 vjet. Macron u bë presidenti më i ri i Francës në moshën 39-vjeçare në të njëjtën moshë që ishte gruaja e tij, tani 64-vjeçe, kur u takuan.
Duke lavdëruar burrin e saj, zonja e parë tha se intelekti i tij i mprehtë ende e befason çdo ditë: Nuk kam parë kurrë një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjë nuk kishte aftësitë e tij. E kam admiruar gjithmonë.