Rafael Caro Quintero, i njohur si “Zoti” meksikan i drogës, i cili është në listën e më të kërkuarve të SHBA-së, është arrestuar. Quintero, i cili akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjentin e DEA-s në SHBA në vitin 1985, u arrestua në shtetin perëndimor të Sinaloa.
Trafikanti më i kërkuar i drogës, Rafael Caro Quintero, ndodhet tashmë prej ditës së djeshme në duart e policisë meksikane. Uashingtoni kishte dhënë një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e tij.
Quintero është personazhi kryesor që ka luajtur gjithashtu në serialin e Netflix, “Narcos: Mexico”. Quintero u gjet në shkurre nga një qen i stërvitur posaçërisht i quajtur Max. Zoti meksikan i drogës, i njohur si një nga bashkëthemeluesit e kartelit të Guadalajara, bëri “marrëveshje të arta” me grupin e tij në vitet 1970 dhe 1980, kur trafikonin kryesisht kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Meksika në SHBA.
Ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste, si dhe një kërkesë ekstradimi nga qeveria amerikane. Në një video të shkurtër të publikuar nga Marina Meksikane, Quintero shihet i veshur me xhinse dhe një këmishë blu gjatë momentit të arrestimit.Vlen të përmendet se Quintero, i cili qëndronte pas vrasjes së një agjenti të zbatimit të drogës në SHBA në vitin 1985, u arrestua nga autoritetet meksikane pothuajse një dekadë pas lirimit të tij nga burgu.
Ai kishte qenë në shënjestër të FBI-së pas rrëmbimit, torturës dhe vrasjes së agjentit të zbatimit të ligjit Enrique “Kique” Camarena, siç raportohet nga CNN. Quintero u arrestua për herë të parë në 1985 dhe u dënua nga autoritetet meksikane me 40 vite burg, raporton abcnews.al.
Megjithatë në vitin 2013, një gjykatës urdhëroi lirimin e tij për një çeshtje proceduriale. Pak kohë më vonë, drejësia meksikane urdhëroi sërish arrestimin e tij. Por Shtetet e Bashkuara kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij për rrëmbimin dhe vrasjen e Enrique. Megjithatë, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin.
“Nuk e kam rrëmbyer, nuk e kam torturuar, nuk e kam vrarë”, tha ai në një intervistë për revistën javore Proceso në korrik 2016.
“Isha në vendin e ngjarjes, ky është krimi im i vetëm,” tha ai.Rafael Caro Quintero është një nga personazhet kryesore të serialit televiziv “Narcos”, i cili detajon themelimin e kartelit të Guadalajara, luftën sekrete të DEA-së në Meksikë dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit Camarena.
Lideri i kartelit të Guadalajara, Miguel Angel Felix Gaiardo, është në burg që nga viti 1989 për vrasjen e Kiki Camarena. Por ka mohuar përfshirjen. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland ka njoftuar se Uashingtoni do të kërkojë ekstradimin e menjëhershëm të Rafael Caro Quintero.
Një zyrtar meksikan tha se ai do të ekstradohej sa më shpejt që të ishte e mundur. Ngurrimi i autoriteteve meksikane për ta ekstradruar ka shkaktuar probleme në të kaluarën.Zoti i drogës, u arrestua javën, gjatë një takimi të presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.
Arrestimi i tij, megjithëse nuk konsiderohet më si i rëndësishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka një vlerë të madhe simbolike. Ish-kreu i operacioneve të jashtme të DEA-s, Mike Vigil, e quajti atë “ndoshta një nga më të rëndësishmet e dekadës së fundit”.
Marina meksikane njoftoi gjithashtu dje se 14 anëtarë u vranë dhe një tjetër u plagos kur një helikopter Black Hawk u rrëzua në Sinaloa. Policia po heton për shkaqet e aksidentit fatal, por deri më tani asgjë nuk tregon se aksidenti lidhet me operacionin që çoi në arrestimin e Rafael Caro Quintero.