Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës fundjavën që lamë pas, u kthye në kryefjalë të mediave rozë. U komentua gjithçka nga fustanet e blogeres, fjalimet e familjarëve, ushqimi deri tek veshja e të ftuarve sidomos atyre VIP.
Të ftuarit nuk rrezikuan me ngjyrat dhe zgjodhën ngjyrën e zezë për veshjen e tyre. Mirëpo ndër to vëmendjen e mori Eranda Libohova e cila ishte një ndër këngëtaret që i ishte besuar atmosfera e dasmës. Eranda u vesh kokë e këmbë me të bardha, gjë e cila shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet.
Ky detaj nuk shpëtoi pa u diskutuar as në emisionin e mbrëmshëm “Goca dhe Gra”, ku Armina u shpreh se nuk ekzistonte një kusht i tillë nga ajo. Sipas blogeres secili mund të vishte ngjyrën që donte.
“Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur,”-tregoi ajo.
Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bënin në shtator.