Siç ishte paralajmëruar/ Pas ‘Google’ dhe ‘Facebook’ ju kërkojnë punonjësve: Para se të ktheheni në zyra, vaksinohuni… me detyrim!  

Duket sikur shembullin e “mirë” po e fillojnë nga vetja, por dy prej kompanive gjigante të botës së internetit me kërkesën e vaksinimit me detyrim për punonjësit e tyre, e kanë bërë ‘copë e çikë’ Kartën e të drejtave të njeriut.

E pra ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga teoritë më të zeza anti-konspiracioniste, qeveritë e disa vendeve jo vetëm që po shkojnë drejt vaksinimit me detyrim të popullsisë, por disa prej kompanive më të mëdha aksionere në fushën e vaksinave dhe kërkimeve bakteorologjike, tashmë po i detyrojnë me “dhunë” punonjësit e tyre, “ose vaksinohuni ose kontrata juaj merr fund”.

Pra “Google” i pari dhe pas tij edhe “Facebook” të mërkurën u bënë dy nga kompanitë e para kryesore për të thënë se, do të kërkojnë që punonjësit të vaksinohen kur të kthehen në kampuset e kompanive.

Sipas “CNN”, në një email drejtuar stafit, CEO i “Google”, Sundar Pichai, tha se, politika do të fillonte në Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, dhe në rajone të tjera në muajt në vijim, pasi vaksinat të bëhen më të disponueshme. Nuk është e qartë se si “Google” planifikon të zbatojë këtë politikë.

“Vaksinimi është një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbajtur veten dhe komunitetet tona të shëndetshme në muajt në vazhdim”,- justifikoi vendimin e marrë Pichai.

Më vonë të mërkurën, zëvendësja e Burimeve Njerëzore në “Facebook”, Lori Goler, tha se, çdo punonjës që vjen për të punuar në kampuset e kompanisë në SHBA, duhet të jetë i vaksinuar, sipas një deklarate të postuar në Tëitter nga një zëdhënës i Facebook.

”Facebook planifikon të ketë një proces për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, ose të tjera dhe do të vlerësojnë qasjen tonë në rajone të tjera ndërsa situata evolon”,- tha Goler.

Shumë kompani janë ende duke u përpjekur të kuptojnë saktësisht se, kur dhe si t’i kthejnë punonjësit në zyrë në mënyrë të sigurt, pas gati 16 muajsh që i kanë punësuar nga shtëpia. Dhe me përhapjen e shpejtë të variantit “Delta” të Covid-19, vaksinimet janë një pjesë e rëndësishme e këtij vendimi.

Njoftimet e “Google” dhe “Facebook”, pasojnë një thirrje në fillim të javës nga grupet kryesore mjekësore, për të urdhëruar vaksinat Covid-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe erdhi përpara njoftimit të pritshëm nga presidenti amerikan, Joe Biden, që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët duhet të vaksinohen, ose t’i nënshtrohen rregullisht kërkesave të testimit dhe zbutjes.

Pas dy gjigantëve të parë, edhe “Apple” po planifikon gjithashtu që t’u kërkojë klientëve dhe stafit në më shumë se gjysmën e dyqaneve të saj me pakicë, që të rifillojnë të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, për shkak të valës së re të Covid-19. Kompania ka inkurajuar punonjësit e dyqaneve me pakicë, që të vaksinohen, por aktualisht nuk po e kërkon atë me detyrim.

/Burimi: CNN/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *