Siguron mandatin/ Rama e akuzon për pijanec, ja sa vota ka marrë Dashamir Shehi

Vite më parë, kryeministri Rama e ka cilësuar Dashamir Shehin si pijanec, që ha plonca dhe pi raki. Në atë periudhë, Rama e shpërfilli Shehin, madje duke i lënë të nënkuptuar se nuk ia kishte besën. Por duket se këto akuza nuk kanë ndikuar në përqafimin në masë nga ana e qytetarëve.

Ai mundi të siguronte në këtë fushatë zgjedhore 5 mijë e 425 vota nga shqiptarët, duke i dhënë mundësinë që të jetë i pranishëm në Kuvend.

Lidhur me këtë mbështetje që ka marrë nga ana e qytetarëve, Dashamir Shehi ka shprehur falenderimet për besimin, për të qënë për katër vite në Kuvend. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, ai shkruan se do ta shfrytëzojë mandatin e tij për të ngritur zërin për problemet e qytetarëve.

Statusi

Miq, shokë, dashamirës,

ju FALENDEROJ për mbështetjen tuaj në këtë muaj të vështirë.

ju FALENDEROJ të gjithë ju që u angazhuat në fushatën time, që u angazhuat për t’i ruajtuar votat dhe mbi të gjithë ju që më besuat me votë.

Unë si përherë do ta shfrytëzoj mandatin tim për të ngritur zërin për problemet dhe cështjet tona duke shpresur se zëri im do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim.

Sigurisht që më vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por betejën do ta vazhdoj! Do ta vazhdoj në emrin tim dhe në emrin e mijërave votuesëve që më besuan mua personalisht!

Do të kem nevojë për mbështetjen tuaj, derisa të rikthejmë në Shqipëri, lirinë, demokracinë dhe Europën.

U mirëutakofshim miqtë e mi.

Miqësisht,

Dash Shehi

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *