Sikur me qenë 1 Prilli/ Mediat “ngarkohen” me tituj se Rama bëhet shef i NATO-s

Në një moment kur vendi jonë është rrethuar nga skandale dhe kriza, mediat në vend janë “ngarkuar me lajmin se Edi Rama është kandidat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

E gjithë kjo e mbështetur te një status në Tëitter i një personi që u “shit” si studiuse gjermane, por në fakt emrin e saj nuk gjen askund nëpër Google.

Akademikja e supozuar, Suzana Starikov ka shkruar: “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”

Por për bacgroundin shkencor të Suzanës ka ivestiguar pak gazetari Halbion Hasani. Ai ka shkruan në Facebook: “Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Tëitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.

U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.

Por kaq është dashur që Tëitteri i akademikes të bëhet lajm i rëndësishëm në gjithë mediat e vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *