Në një episod të fundit të ‘Keeping up with the Kardashians’, ylli televiziv Kim Kardashian hapi zemrën teksa po fliste me nënën e saj. Mesa duket, ka shumë situata shqetësuese që po ndodhin ende me ish-partnerin e saj Kanye West që do të krijonin një skandal të madh nëse publiku do t’i mësonte ato.
Edhe pse reperi duket se po shkon mirë për sa i përket jetës së tij sentimentale dhe pasurisë, Kim la të kuptohej se problemet e tij personale janë intensifikuar.
Ndërkaq, në emisionin e saj Kim u shpreh se:
“Kam ngecur me këtë për pjesën tjetër të jetës sime dhe jam shumë e mbingarkuar. Ende ndjej nevojën të mos flas për këtë dhe ta mbroj nga fëmijët e mi dhe gjithmonë do ta bëj. Zot, sikur njerëzit ta dinin… Unë thjesht nuk do t’ua bëja kurrë këtë fëmijëve të mi. Është me të vërtetë çmenduri. Është ndjenja më e vështirë të shikosh dikë që e doje vërtet dhe me të cilin ke një familje thjesht të jetë kaq ndryshe nga ai që e njihje. Ndonjëherë më duket sikur ai do të arrinte fundin, ky është udhëtimi i tij që ai duhet ta kuptojë vetë. Unë vrapoja dhe thoja: ‘Do të jetë mirë, do të bëhet. Mos u shqetëso. Thjesht jepi atij një mundësi tjetër. Tani nuk e kam më atë energji”.