‘Sikur të ishte një endërr e keqe’/ Zbulohet mesazhi i 20-vjeçares afgane para se të vritej nga talebanët

Najama Sadaqei, një 20-vjeçare afgane ka dhënë një mesazh disa ditë para se të vritej nga sulmi terrorist në aeroport, ku ndodhej së bashku me vëllanë dhe kushëririn.

Asaj i pëlqente të bënte video teksa gatuante e dëgjonte muzikë, ndërsa vazhdimisht pasqyronte në “Youtube” pjesë nga kryeqyteti Kabul. Katër ditë pasi talebanët erdhën në pushtet, ajo regjistroi një video në dhomën e saj të gjumit në të cilën u tha lamtumirë shokëve të saj.

“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë.

Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, tha vajza.

Najma pranoi se kishte frikë të shëtiste në rrugët e Kabulit që kur mbërritën talebanët, dhe u kërkoi shokëve të saj të luteshin për të. Ajo u vra në një sulm vetëvrasës të enjten e kaluar, së bashku me 170 afganë të tjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *