Mediat serbe kanë bërë publike pamjet nga sekuestrimi i drogës që kishte kaluar përmes Shqipërisë e Kosovës. Videoja tregon momentin kur janë kapur 3 persona që po tregtonin rreth 50 kg marijuanë drejt Serbisë me logon e OSBE-së. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe, ky ishte një aksion droge ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nuk dihen ende emrat e personave të vënë në pranga.