Përpara sfidës me Poloninë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra është gati me trajnerin e ri Silvinjo dhe se do të shkojë në Varshavë për të marrë maksimumin.
“Mendoj se duhet të shkojmë ta marrim ndeshjen që nga fillimi me shumë seriozitet. Duhet të japim maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv.
Secili trajner ka taktikat e veta, ose punën e vet. Por deri tani trajneri Silvinjo është shumë pozitiv. Na ka dhënë shumë përkrahje. Krijon shumë atmosferë në stërvitje.
Do bëj maksimumin. Është trajneri që vendos. Kushdo luan duhet ta përkrahim njëri-tjetrin.
Unë mendoj që ekipi është shumë mirë, por duhet të marrim më shumë përgjegjësi. Mendoj se ky do të jetë suksesi i Kombëtares.