Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të shtunë në urën që lidh Rusinë me Krimenë.
Mediat e huaja raportojnë se një rezervuar karburanti i një treni ka marrë flakë, ku për pasojë u shkaktua një aksident i rëndë.
Mësohet se shërbimet e trenave janë ndërprerë, ku ende nuk dihet nëse ka viktima. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një tren që digjet dhe pjesë të rrugës të shembura. Të paktën dy vagona hekurudhore të një treni janë përfshirë nga flakët, ndërsa shihet tym i zi ngado.
Ura është një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Moskës në gadishullin e pushtuar, pasi është një rrugë strategjike për forcat ruse ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur si një simbol i pushtimit rus.
Very clear view of the vehicle portion of the bridge that collapsed and the railway portion on fire. pic.twitter.com/fYsLJuHRcE
— Rob Lee (@RALee85) October 8, 2022
🚨 Explosion on the #Kerch bridge which connects Russia to Crimea. Part of structure has collapsed. pic.twitter.com/wOntlXUvUh
— Igor Sushko (@igorsushko) October 8, 2022