Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë diskutuar mbi projektin e urës së re Velipojë-Ulqin.
Gjithashtu Rama u shpreh se në muajin gusht do të përfundojë projektin e detajuar, për të nisur më pas së bashku, punën.
“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shprehet Rama.