Flamuri shqiptar me yllin komunist në krye është ngjitur në skenën e koncertit ‘Sunny Hill’ gjatë tre ditëve në kodrat e liqenit në kryeqytet.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i PD, Basir Çollaku me një postim në ‘Facebook’ ku shkruan se ky gjest nga ana e qeverisë nënkupton rikthimin e diktaturës. Sakaq shton se heshtja në këtë rast është krim dhe se lufta duhet të kthehet në një detyrim për shqiptarët.
“Rikthimi diktaturës, ndaj heshtja është krim! Lufta detyrim…”, ka shkuar ai.
Kujtojmë se flamuri me yllin komunist është një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, por u hoq përfundimisht në vitet 1992. Pas zgjedhjeve të marsit ’92, Partia Demokratike që në atë kohë kishte dhe shumicën, kërkoi ndryshimin e stemës dhe heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri. Kësisoj u miratua ligji 7758, i cili vendosi heqjen nga flamuri dhe kapela ushtarake të yllit të kuq.
Nuk dihet se përse ky simbol që përfaqëson regjimin komunist të Enver Hoxhës, që vrau e internoi mijëra shqiptarë, është kthyer në festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj.