Në vend është duke qarkulluar virusi i gripit i tipit A. Në institutin e shëndetit publik është izoluar ky tip virusi, ndërkohë që thonë se grip ka qarkulluar edhe gjatë verës, pasi tashme nuk bëhet survejancë vetëm në fillim të sezonit. Por në vend janë duke qarkulluar paralelisht si virusi i gripit ashtu edhe i COVID-it, simptomat e të cilëve janë të ngjashme tek pacientët që preken.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se gripi është një sëmundje e pabesë, pasi merr jetë njerëzish sidomos në grupet e riskut.
“Tek ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, tek personeli mjekësor. Gripi është i pabesë. Gripi shkakton vdekje”, deklaroi Silva Bino.
Nisur nga eksperienca e një viti më parë ku pati raste të rënda këtë vit ka një interes për vaksinën e gripit, pasi pothuajse 60 % e dozave të siguruara janë aplikuar ndërkohë e kundërta ndodh me vaksinën ndaj COVID./tch