Sindi ka debatuar me të gjithë konkurrentët sot në Për’puthen. Ajo filloi fillimisht të diskutonte me Julin, duke kaluar me akuza ndaj Mevlanit e më pas Rinianit.
Po ashtu, Sindi iu kthye edhe opinionistit Arjan Konomi, i cili i tha se ka çrregullime psikologjike dhe se ka nevojë për një psikolog që ta kontrollojë.
“Kjo nuk të meriton Murat, se ta nxiu jetën, ti meriton një njeri të mirë, kjo nuk të do ty, kjo do bad boy. Ke dalë me gjithë dynjanë moj vajzë dhe nuk e di ku je. Je aq manipulatore, ke dal me të gjithë dhe i kërkon llogari Muratit. O po ça flet moj, e paske shpirtin e zi, kjo ka çrregullime duhet thirrur një psikolog për të parë a është për këtë emision apo jo. Kjo ka çrregullim të madh nervor. Kjo mirë që nuk mori pistoletën sot, t’i qëllonte”, tha ai.