Sindikatat e pavarura dhe pensionistët organizuan sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e bonusit të fundvitit.
Ata e quajtën bonusin aktual të pamjaftueshëm dhe kërkuan që pensionet të përputhen me nivelin e pagës minimale.
Protestuesit kërkuan gjithashtu miratimin e statusit të minatorëve dhe rishikimin e pensioneve për të siguruar një jetesë dinjitoze për pensionistët