Ujësjellës Kanalizime Durrës, edhe pse ka shpallur falimentimin, vijon të shpallë dhe të japë tendera me vlerë miliona euro.
Ditën e djeshme, Ujësjellës Kanalizime Durrës me në krye Spartak Kovaçin ka shpallur tenderin me objekt blerje materiale hidraulike me vlerë rreth 2 milionë euro.
Priza.al mëson se ky tender është paracaktuar për kompaninë POWER INDUSTRIES me administrator dhe pronar shtetasin Andi Marku.
Sipas burimeve, kryetari i autoritetit kontraktor Spartak Kovaçi ka urdhëruar vartësit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave që tenderin t’a fitojë firma POWER INDUSTRIES.
Fituesi i paracaktuar i tenderit do të firmoset nga Kasem Bejko, një zyrtar i besuar dhe i autorizuar nga Spartak Kovaçi.