Sipas astrologëve, këto janë shenjat më të papjekura të zodiakut

 

Dashi

Dashi, njihet si bebja e zodiakut dhe jo vetëm se është shenja e parë e horoskopit, por sepse udhëhiqen nga pasioni, veprimi dhe impulsiviteti. Ata do të bënin gjithçka që gjërat të realizohen dhe kanë një tendencë që vendosin nevojat personale para të tjerëve. Janë shumë të vendosur, por kokëfortësia e tyre i bën ndonjëherë edhe të duken të pamatur dhe të papjekur.

Binjakët

Si shenjë që përfaqësohet nga binjakët, ata kanë dy lloj personalitetesh që i ndërrojnë në bazë të situatave apo njerëzve që kanë përreth. Janë mendjehapur dhe shumë fleksibël dhe mund ta shohin një ngjarje të caktuar nga shumë këndvështrime. Kjo i bën të cilësohen si intelektual dhe shenjë mendimtare. Në të njëjtën kohë, janë mjeshtra të komunikimit dhe shumë të dhënë pas qejfit. Janë flirtues dhe është e thjeshtë që ndonjëherë të shihen si të pamatur, sidomos për shenjat më serioze të zodiakut.

Gaforrja

Duket sikur njerëzit e shenjës së Gaforres kanë gjithçka në kontroll. Duke filluar që nga shtëpitë e tyre të ngrohta, tek familja dhe kujdesi që tregojnë për njerëzit që i rrethojnë. Sipas astrologëve Gaforret janë ekstremisht shenjë e ndjeshme dhe veprojnë bazuar në emocionet e tyre. Në inat e sipër, nëse nuk i shihni duke qarë do të shihni një sjellje të vazhdushme pasivo-agresive. Kjo sjellje mund të bëhet shumë frustruese për shenjat që dinë t’i shohin gjërat më me objektivizëm.

Luani

Luani është një tjetër shenjë që dashuron jetën, por s’pëlqen t’i marrë gjërat shumë seriozisht. Ata duan gjithë vëmendjen për vete dhe e shijojnë kur të tjerët kujdesen për ta si të ishin bebe. Luanët vdesin për drama dhe kanë tendencën t’i shkaktojnë vetë sepse veprojnë pa u menduar gjatë. Bota është skena e tyre dhe vetë janë yjet. Luanët janë bujarë, të sjellshëm, të ndershëm, por mund të jenë pak të lodhshëm për miqtë dhe familjarët në raste të caktuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *