Harrojeni Bella Hadid, bota tani ka një emër tjetër që është shpallur femra më e bukur, sipas shkencës. Po flasim për aktoren Jodie Comer, e cila ka ‘rrëzuar nga froni’ emrat më të njohur deri tani. Protagonistja e “Killing Eve” u zbulua se ishte 94,52% perfekte në raportin e artë të bukurisë, i njohur gjithashtu si “Phi” – që mat përsosmërinë fizike.
Sytë, vetullat, hunda, buzët, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti nocionit të grekëve të lashtë për atributet e përmasave të përsosura.
Ndërsa mund të duket e cekët të vlerësosh një person vetëm për pamjen e tyre, Raporti i Artë është një ekuacion matematikor i krijuar për herë të parë nga grekët në një përpjekje për të matur bukurinë.
Zendaya doli në vendin e dytë me 94,37%, ndërsa modelja Bella Hadid, ishte e treta me 94,35%. Këngëtarja Beyonce, u rendit në vendin e katërt me një rezultat të hartës së fytyrës prej 92.44%, por të gjitha u konsideruan afër rezultatit të përsosur prej 100%.
Lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të hartës së kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik i fytyrës në Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij. Emra të tjerë të famshëm që përbëjnë dhjetëshen e listës përfshijnë Ariana Grande, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe HoYeon Jung të Squid Games.
Bukuria e vërtetë vjen nga brenda siç thotë shprehja dhe të mos harrojmë se atraktiviteti është gjithashtu subjektiv, i ndryshëm midis vendeve dhe kulturave.